MENU
klinika

Korçë

80-vjeçarja gjendet e pajetë, dyshimet bien mbi djalin

04.03.2019 - 12:39

Një grua është gjetur e pajetë në Korçë mesditën e sotme. Sipas të dhënave të para, 80-vjeçarja Sanie Demollari është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në lagjen 14 në Korçë.

Dyshimet kanë rënë mbi djalin e viktimës, 50-vjeçarin Ylli Demollari.

Ai është shoqëruar në polici ku po merret në pyetje. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe po mbledh dëshmi për të zbuluar çfarë ka ndodhur.

Ngjarja ka tronditur fqinjët e familjes dhe banorët e tjerë të cilët i njihnin prej vitesh dhe nuk kishin hasur ndonjë problem mes të moshuarës dhe djalit të saj.

Lëvizje e shtuar në Kapshticë

Emigrantët kthehen për festat e fundvitit

Korça, Tirana, Vlora e Shkodra destinacionet më të preferuara

Të huajt zgjedhin Shqipërinë për festat e fundvitit!

Nëna kërkon ndihmë nga policia

Zhduket në rrethana misterioze 16-vjeçari

150 familje mbeten pa energji elektrike

Rikthehet dëbora në juglindje të vendit