MENU
klinika

Mësojeni!

A ndikon pesha trupore tek personat që vuajnë nga artriti?

11.03.2019 - 15:15

Humbja e peshës mund të lehtësojë dhimbjen e artritit.

Mjekët duhet të këshillojnë pacientët të cilët peshojnë më shumë se sa rekomandohet në humbje peshe për të lehtësuar dhimbjen e artritit.

Humbja e peshës lehtëson dhimbjen e artritit dhe përmirëson cilësinë e jetës së të rriturve që vuajnë nga artriti, veçanërisht nëse ata janë mbipeshë ose obezë.

Sipas një studimi rreth 70 % e personave që kanë artrit, janë mbipeshë ose kanë obezitet.

Mjekët mund të këshillojnë pacientët e prekur nga artriti për të humbur peshë nëse janë mbipeshë ose kanë obezitet.

Hulumtimet sugjerojnë se pacientët që marrin një dietë të shëndetshme nga një profesionist ,kanë gati 4 herë më shumë gjasa të humbin peshë sesa ata që nuk marrin këshillim. Të rriturit me artrit mund të ulin dhimbjen dhe të përmirësojnë funksionin duke qenë në një peshë të shëndetshme. Humbja e peshës është një mënyrë për të menaxhuar artritin dhe për të lehtësuar dhimbjen e nyjeve pa përdorur medikamente.

Mjeku mund të flasë me një pacient me artrit rreth opsioneve të humbjes së peshës.

Studim i ri mbi këshillimin e humbjes së peshës të pacientëve të artritit.

Një studim i ri zbuloi se këshillimi për humbjen e peshës për të rriturit me artrit që janë mbipeshë ose që kanë obezitet është rritur nga 35% në vitin 2002 në 46% në 2017. Megjithatë, më shumë se gjysma e të rriturve që kanë artrit dhe peshojnë më shumë se pesha e rekomanduar nuk marrin këshillim profesional për të humbur peshën .

Ekipi mjekësor duhet të flasë me pacientin rreth aktivitetit fizik dhe opsioneve të ushqyerjes për të humbur peshën dhe për të mbajtur një peshë të shëndetshme në mënyrë që të mbajnë nën kontroll dhe të lëhtësojnë dhimbjet që shkakton artriti.