Bazuar në disa të dhëna të bëra publike nga Instituti i Statistikave vihet re se numri i të punësuarve në shtet në Shqipëri është rritur.
Të dhënat e INSTAT:
-Në fund të 2018, rrogëtarët e shtetit ishin 173 mijë persona, 51% më shumë se në 2017
-Sektori privat punësoi 7400 vende të reja pune më shumë se në 2016
Pse është rritur numri i të punësuarve në sektorin publik?
-Politika e votave në këmbim të vendeve të punës
-Pushteti vendor dhe të punësuarit në ndërmarrje publike
Të punësuarit në administratën publike përfshijnë:
-Punësimin në sektorin formal të ekonomisë
-Nuk përfshijnë punësimin në të zezë
Faktorët që ndikuan në rritjen e të punësuarve me pagë në 2018 dhe rënien e të punësuarve në tremujorin e tretë të 2018:
-Këto dy tregues duket se lidhen me fushatën anti-informalitet të ndërmarrë nga tatimet në bizneset turistike gjatë verës së kaluar, biznese që duket se kaluan në gjendje pasive në shtator bashkë me mbylljen e sezonit.