MENU
klinika

Gemier për Moisiun

“Argumente fëmijësh këto…”

22.03.2019 - 12:17

Firmin Gemier themeluesi i “Théâtre mondial” në Paris, në letrën e botuar më 6 qershor 1927, në faqen kryesore të gazetës kulturore franceze “Comoedia”, i përgjigjëj asokohe mjeshtrit të skenës, të madhit Aleksandër Moisiu, për akuzat me të cilat, ky i fundit, i ishte drejtuar po në këtë gazetë, një ditë më parë. Letra vijon:

Z. Gémier i përgjigjet Z. Aleksandër Moisiut

Në numrin tonë të së dielës së kaluar, ne botuam një shkresë në të cilën z. Aleksandër Moisiu shpjegoi arsyet e mungesës së Kammerspiele-s në Atelier, ku do të zhvilloheshin shfaqjet.

Kësaj shkrese, z. Firmin Gémier i përgjigjet me anë të letrës në vijim:

Z. Kryeredaktor,

Vërej në letrën e Moisiut, drejtuar të dielën në mëngjes në “Comoedia”, pasazhin e mëposhtëm:

Por, arsyeja vendimtare e heqjes dorë nga ana ime, ka qenë qëndrimi i z. Gémier, themelues i “Teatrit botëror – Théâtre mondial”, i cili, në një letër drejtuar një zyrtari të Legatës Austriake në Paris, u shpreh kundër ardhjes së Kammerspiele-s, që, sipas tij, do të dëmtonte festivalin e këtij teatri”.

I kundërshtoj zyrtarisht këto absurditete. Asnjëherë, as në një letër apo në qëndrimet e mia, nuk kam qenë kundër ardhjes së trupave të huaja, cilado qoftë ajo. Nga ana ime, kjo do të ishte paradoksale, nëse gjykojmë artistët e shumtë të të gjitha kombeve që u pritën në Opera, Champs-Elysées, tek Pleyel, Gaveau etj.

Dhe pastaj, kujt do t’i tregojë Moisiu që një aktor që ka firmosur një angazhim jashtë vendit, i cili e di se teatri ku ai duhet të luajë tashmë ka një qira të siguruar për disa mbrëmje, jo që nuk mund të përjashtojë mbajtjen e këtij angazhimi, por edhe nuk mund të pengojë shokët e tij që ta përmbushin atë, për arsyen e vetme se ka në sallë, ku ai duhet të luajë, një zotëri, qëndrimi i të cilit i është dukur armiqësor!

Këto janë argumente fëmijësh.

Le të vijnë Moisiu dhe “Kammerspiele” në Paris dhe të gjithë do të jenë me ta, pasi ata kanë talent.

E kam parë Moisiun, verën e kaluar, në Salzburg, tek “Max Reinhardt”, ai luajti shkëlqyeshëm “Zotërinë Gjithkushi (Monsieur Chacun)”; e di se ai është i përsosur në “Kufomën e gjallë” të Tolstoit, që do ta luante këtu.

Le të vijë dhe unë do të jem me ata që do ta duartrokasin dhe do ta pranojnë atë dhe shokët e tij nga Vjena, me miqësi, në emër të ndjenjave që na animojnë neve, themeluesve të Shoqërisë Universale të Teatrit. Është detyra jonë dhe gëzimi ynë të njohim vetveten dhe të vlerësojmë veten tonë. Shoqëria Universale nuk është një “vepër e Penelopës”. Kush mund të mendojë se ne shkatërrojmë natën atë që kemi aq shumë vështirësi të krijojmë ditën?

Ju lutem më besoni, z. kryeredaktor, etj.

Firmin Gémier

/Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania

 

 

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB