MENU
klinika

Punësimi dhe pagat

“Bie” komunikimi

23.03.2019 - 16:00

Sipas disa të dhënave të bëra publike nga Instituti i Statistikave, sektori i telekomunikacionit po kalon një periudhë të vështirë.

Ky sektor vitin e kaluar pësoi rënie për tremujorë radhazi, një ecuri negative e nisur që nga 2017.

Në 2018, sipas INSTAT ky sektor pësoi rënie edhe në punësim dhe paga.

Të dhënat nga INSTAT:

-Indeksi i të punësuarve pësoi rënie me 3.5%
-Indeksi i fondit të pagave pësoi rënie me 7.9%

Të dhënat nga (AKEP) Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare:

-Në 2017, tre operatorët më të mëdhenj të tregut pësuan një humbje me 7.6 miliardë lekë ose 59 mln euro

-Arsyet që kanë shkaktuar humbje në këtë biznes janë:

a) Konkurrenca e ashpër
b) Rënia e të ardhurave nga shërbimet me shumicë
c) Nevoja e vazhdueshme për investime

Ecuria negative e ka këtij sektori ka shkaktur edhe uljen e interesit nga investitorët e huaj.

Kujtojmë që në 2017:

-Operatori Plus u tërhoq nga tregu
-Grupi grek OTE nxori në shitje kompaninë Telekom Albania