MENU
klinika

Bojkoti

Biseda për zgjedhjet/ Voltana Ademi përgënjeshtron deklaratën e deputetit britanik

24.03.2019 - 16:52

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, përgënjeshtroi një deputet britanik që nga Kongresi i Partisë Socialiste tha se e kishte inkurajuar demokraten të mos bojkotojë zgjedhjet vendore.

Ademi tha se e takoi vetëm për rreth 90 sekonda në stadium deputetin, dhe sipas saj nuk folën fare për zgjedhjet.

Kujtojmë se deklarata e deputetit britanik, John Gordan vijonte si më poshtë:

“Kur unë isha në Shqipëri në vitin 2009, Partia Socialiste ishte duke bojkotuar parlamentin, dhe unë mendoja se ishte diçka e gabuar. Në ditët e sotme jam i zhgënjyer që opozita është duke bojkotuar parlamentin duke lënë funksionet e tyre publike. Takova kryetaren e bashkisë së Shkodrës, dhe e inkurajova për një kompeticion sa më të madh mes dy partive në mënyrë që të dyja të kenë mundësi të zhvillohen akoma më tepër dhe t’i qëndrojnë parimeve të tyre”.

Voltana-Ademi-konica.al

Kjo deklaratë e kreut të grupit të miqësisë Britani-Shqipëri, pasi mori pjesë në Kongresin e Partisë Socialiste e ka surprizuar Kryebashkiaken demokrate të Shkodrës.

Voltana Ademi konfirmon një takim informal në stadiumin, Loro Boriçi, me deputetin britanik, por thekson në asnjë moment nuk është diskutuar për bojkotin.

“Ishim duke parë ndeshjen, ishte thjesht një përshëndetje 1 minutë e gjysmë. Nuk kemi folur fare për procesin zgjedhor.”