MENU
klinika

Moti i keq

ARRSH: Akset ku duhet të kalohet me zinxhirë

12.03.2019 - 09:19

Temperaturat e larta u larguan dhe është rikthyer dimri sërish. Në fillim të kësaj jave, temperaturat kanë pësuar rënie të ndjeshme.

Gjatë natës ka pasur reshje bore në veri dhe juglindje të vendit.

Në lidhje me situatën ka ardhur një reagim zyrtare i Autoritetit Rrugor Shqiptar.

ARRSH bën apel për kujdes nga ana e drejtuesve të mjeteve, pasi për shkak të borës në disa akse duhet të përdoren zinxhirët.

Njoftim mbi gjendjen e akseve kryesore të vendit:

Gjatë natës ka pasur reshje bore në veri dhe juglindje të vendit. Kompanitë e mirëmbajtjes me mjetet borëpastruese dhe fuqi punëtore kanë qenë në gadishmëri.

Në Rajonin Verior pavarësisht reshjeve të dendura të borës në akset krysore nuk ka probleme me qarkullimin, me zinxhir kalohet vetëm në:

Ura Çerenecit-Stebleve kalimi behet (10km e fundit, 4-5cm bore, fryn erë dhe herë-herë krijohen duna).

Kuben – Vasije pjesërisht me zinxhirë në 5 km e fundit në lartësi 10-15 cm bore.

Në Rajonin Qendror nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve në akset rrugore të tij.

Në Rajonin Jugor nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve në akset rrugore të tij.


Drejtuesit e mjeteve te tregohen te kujdesshëm, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të ecin me shpejtësi të reduktuar dhe të vendosin zinxhir në akset ku kemi lajmëruar.

Çfarë u gjet brenda automjetit të autorëve?

Breshëri plumbash drejt 30-vjeçarit, detaje nga atentati

Artistët vlerësojnë mikpritjen e publikut shqiptar

Muzika italiane Jazz, në Gjirokastër!

Dëmtohen të mbjellat dhe ura lidhëse mes fshatrave

Përmbyten tokat nga reshjet e shiut në Divjakë