MENU
klinika

Peshëngritësi kampion

Briken Calja merr shpërblimin nga shteti

06.03.2019 - 16:30

Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sportit ka reaguar duke i paguar edhe këstin e tretë kampionit të Europës në peshëngritje, Briken Calja, për tri medaljet e arta të fituara në Europianin e Bukureshtit një vit më parë.

Një rezultat historik nga Briken Calja, i cili arriti ta ngrejë flamurin tonë kombëtar në shkallën më të lartë të podiumit duke lënë pas shtete shumë të fuqishme nga i gjithë kontinenti.

Më në fund, kampioni i shtangës arrin të marrë shpërblimin e djersës së tij ndonëse kanë kaluar afërsisht një vit.

Briken Calja
Briken Calja

Sportistët shpresojnë që këto situata të mos përsëriten, pasi të gjithë ata ose ato që nderojnë flamurin kuqezi nëpër botë meritojnë të trajtohen në mënyrë dinjitoze.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kampion Europe në Peshëngritje

Mori 3 medalje ari, Calja: Shteti, asnjë premio!

Vendimi i Këshillit të Ministrave

Kriteret për shpërblimet e sportistëve elitarë

Peshëngritësi me 3 medalje të arta

Calja: Mos përbaltni, kampion me djersën sime!