“Të kujtoj me respekt të thellë gratë që nuk shpëtuan dot nga dhuna primitive”, kështu e nis urimin e saj me rastin e 8 marsit ministrja për Marrëdheniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.
Përmes një postimi në Facebook, Spiropali ka dërguar një mesazh urimi edhe për gratë dhe vajzat që nuk u lejuan kurrë të shfaqin personalitetin e tyre.
“Sot më 8 Mars, dua të kujtoj me respekt të thellë gratë që nuk shpëtuan dot nga dhuna primitive, ato që nga ajo dhunë shpëtuan por nuk u shëruan, vajzat që nuk u arsimuan sepse nuk i lejuan, ato që u shkelën dhe u shfrytëzuan, vajzat e martuara me detyrim, ato që përfliten sepse guxojnë, ato që kurrë nuk u lejuan ta shfaqin personalitetin, por edhe të gjitha ato gra dhe vajza që ia dolën duke sfiduar pengesat, ato heroina trime dhe inteligjente të potencialit të pakufijshëm njerëzor që rri i fshehur tek vajzat e jashtëzakonshme shqiptare kudo ku janë, kudo ku vuajnë, kudo ku lodhen, kudo ku triumfojnë”, shkruan Spiropali.