SFONDI I PROBLEMIT & ADRESIMI I PROBLEMATIKËS
Statistikat, por dhe mjaft studime të lidhura me fushën, tregojnë se bujqësia shqiptare përballet me kosto të larta të veprimtarisë dhe për pasojë, ajo karakterizohet nga një nivel i ulët i eficences së veprimtarisë ekonomike. Faktorët që determinojnë këtë situatë janë të ndryshëm dhe kompleksë, por ne do te donim te siellim në vëmendje disa prej tyre:
Strukturat prodhuese ne nivel te fermes bujqesore, pergjithesisht nuk jane rezultat i strategjise se rajonizimit te prodhimit (perdorimit te avantazheve krahasuese ne nivel rajoni).
Ne mbeshtetje te ketij konkluzioni, sjellim ne vemendje se te dhenat statistikore tregojne se ferma shqiptare karakterizohet pergjithesisht nga polikultura.
Strukturat e prodhimit në fermë nuk udhëhiqen nga parime ekonomike, ne fokus te te cilave do te konsideronim domosdoshmerine e orientimit te struktures prodhuese me fokus prodhimin per treg, si dhe nevojen e përllogaritjeve kosto-përfitime. Logjika e konceptimit të strukturave prodhuese nga ana e fermereve mbështetet në objektiva që kanë të bëjnë kryesisht me sigurimin e nevojave ushqimore të familjes. Statistikta tregojne se ajo çka perfitojne fermeret nga veprimtari e tyre ne ferme, shpesh nuk jutifikon nivelin e pages se punes se anetareve te familjes fermere te shpenzuar ne ferme.
Fermeret nuk hartojne buxhete per aktivitetet qe zhvillojne, qellimi kryesor i tyre eshte identifikimi i aktiviteteve me fitmprurese. Konsideruar domosdoshmërinë e përllogaritjeve kosto-përfitime për çdo aktivitet, është e vështirë që të japesh shifra të sakta se sa është numëri i fermerëve që përgatisin “buxhete aktiviteti” për veprimtarine e tyre prodhuese, por bazuar në njohjen që kemi mbi realitetin e fermave si edhe studimet e kryera na rezulton që një shifër e tillë të jetë shumë e vogël, në mos e papërfillshme.
Po kështu, për të mos mjaftuar fakti i mësiperm, duhet thënë se edhe numeri i fermerëve që “mbajnë shënime” për veprimtarine e tyre prodhuese është shumë i vogël.
Niveli i formimit profesional, si dhe kapaciteti menaxherial i fermerëve është i dobët dhe kjo me problematike në fushën e njohurive ekonomike. Roli i shërbimit këshillimor në këtë drejtim duket eshte jo ai i duhuri, per te mos thene inegzistente.
Kapacitetet menaxheriale, vlerësohet të jenë larg atyre të duhura për njësi sipërmarrjeje funksionale dhe eficiente, konsideruar këtu edhe konkurencën në rritje, një problem i tillë bëhet edhe më i mprehtë.
Situata e mesiperme (por dhe jo vetem) ka bere qe:
-Eficenca e prodhimit fermer rezulton te jete gati sa 1/3 e mundesive potenciale.
-Ferma vazdon te jete “larg” nga tregu dhe industria perpunuese
-Niveli i konkurueshmerise se produkteve bujqesore dhe atyre te perpunuara si ne tregun e brendshem dhe ate te jashtem eshte mjaft i ulet.
-Kjo situatë dikton padyshim nevojën për vëzhgime të mëtejshme dhe zgjidhje urgjente. Ne vlerësojme se UBT mund të ofrojë një ndihmesë të konsiderueshme dhe kontribut real në këtë drejtim përmes përgatitjes dhe botimit të ”Manualit Ekonomik te Fermave” (MEF).
MANUALI I PRAKTIKAVE TË MIRA NË BUJQËSI PËR KE & PSE?
Përgatitja e këtij manuali mbështetet mbi prakatikat më të mira të vendeve perendimore me bujqësi shumë të zhvilluar si, Gjermania, Franca, Hollanda etj. Ky manual presupozohet që të jetë në shërbim të një numëri të gjerë aktorësh, duke filluar nga institucionet publike, qëndrore dhe lokale, aktorëve të biznesit dhe fermerëve, agjensive të tjera qeveritare, donatorëve etj. Supozohet se ”Manuali i Praktikave te Mira ne Bujqesi” do të jetë një dokument kyç referuar, referuar veçanerisht aktorëve si më poshtë:
Per MBZHR & AU:
Disponimi nga MBZHR&AU i ”Manuali i Praktikave te Mira ne Bujqesi” do të ishte një mundësi shumë e mirë:
Për të theksuar domosdoshmërinë e rajonizimit & intensifikimit të prodhimit si alternativa te vetme dhe te sigurta te rritjes se nivelit te komercializimt te bujqesise.
Për të argumentuar domosdoshmërinë e fokusit drejt kultivarëve më fitimprures ne nivel rajoni.
Për të theksuar domosdoshmërinë dhe praktikat më të mira në bujqësi , ne dobi te rritjes se prodhimit dhe te produktivitetit.
Për të fokusuar veprimtarinë e DBU_ve dhe në mënyrë të veçantë, atë të shërbimit këshillimor drejt praktikave me te mira.
Për të orientuar dhe për me teper, për të ndertuar strategji dhe politika të reja mbështëtese në bujqesi.
Për të rritur efektivitetin e mbështëtjeve shtetërore në bujqësi.
Për të prioritizuar përmes vlerësimit të aplikimeve për grante të fermerëve kulturat intensive dhe dobiprurëse për fermerët dhe për zhvillimin e bujqësisë në tërrësi.
Për Fermerët:
Disponimi nga fermeret i ”Manuali i Praktikave te Mira ne Bujqesi”do të ishte një mundësi shumë e mirë:
Për të orientuar strukturat e tyre të prodhimit në fermë, me fokus, aktivitetet më fitimprurëse.
Për të futur në fermë konceptin e ndërtimit të “buxheteve të aktiviteteve”, si dhe për të organizuar kontabilitetin në fermë.
Për të mundësuar përdorimin më rracional të tokës dhe të aftesive të tjera prodhuese.
Për të mundesuar përdorimin më me efiçiense të inputeve të prodhimit.
Për të rritur frutsherine e biznesit të fermës.
Për të mundësuar zhvillimin e sistemeve efikase të marketingut dhe për pasoje, integrim të fermereve në tregje.
Për të përballuar më mirë konkurencën.
Për INSTAT:
Disponimi nga fermerët i ”Manuali i Praktikave te Mira ne Bujqesi”do të ishte një mundësi shume e mirë:
Për të siguruar në kohe informacionin e duhur, në llojshmëri dhe cilësi
Për të kontribuar në ndërtimin e databazave.
Për të përmirësuar metodologjinë dhe pasuruar treguesit statistikorë me të dhëna reale dhe të sakta.
Për UBT:
Përgatitja dhe botimi i ”Manuali i Praktikave te Mira ne Bujqesi” nga UBT:
Do të ishte shprehje dhe kontribut i drejtpërdrejtë i UBT_së në drejtin të mbështëtjes së bujqësisë.
Do të mundësonte rritjen e rolit dhe të prezencës së UBT_së me mjedisin bujqësor të vendit.
Do të fokusonte më mirë UBT-në në drejtim e trajnimeve dhe konsulences për biznesin bujqesor.
Do të mundësonte funksionimin e kolonës së tretë të veprimtarisë universitare atë të transeferimit të njohurive.
Do të krijonte një lidhje integrale, funksionale dhe frutdhënese midis insitucioneve të arsimit të lartë, MBZHR&AU dhe fermerëve si edhe aktorëve të tjerë të biznesit_lidhje që synohet të jetë e qëndrushme në kohë.
Për Studentët:
Edhe për studentet, disponimi prej tyre i ” ”Manuali i Praktikave te Mira ne Bujqesi”:
Do të ishte ndihmese dhe kontribut i vyer në drejtim të formimit praktik të studentëve, brenda ashtu dhe jashtë kampusit universitar.
Do të mundësonte disponimin prej tyre të informacionit të duhur ekonomik dhe agronomik (por dhe jo vetëm)./ Universiteti Bujqësor i Tiranës