19.03.2019 - 11:10
Këshilli i Lartë i Prokurorisë është mbledhur për të hapur garën për Prokuror të Përgjithshëm.
Ky post mbahet aktualisht nga Prokurorja e Përgjithshme e Përkoshme Arta Marku.
Për këtë post kanë shprehur interes disa prokurorë, duke përfshirë këtu edhe prokuroren aktuale.
Përveç kandidimit të Arta Markut, prokurorët e tjerë që pritet të kandidojnë janë: Olsian Çela, Adnan Xholi dhe Plarent Ndreca.
Kujtojmë që po sot KLP do të miratojë edhe rregulloren për kriteret dhe procedurën për përzgjedhjen e kandidatëve për Prokurorë të Përgjithshëm.