MENU
klinika

Haki Stërmilli

Çfarë i shkruante Nexhmije Hoxha

24.03.2019 - 13:34

Nga Prof. Nasho Jorgaqi

Në historinë e letërsisë shqiptare, Haki Stërmilli përfaqëson një nga shkrimtarët, jeta dhe krijimtaria e të cilit janë të lidhura ngushtë me luftën e forcave patriotike dhe revolucionare për një Shqipëri të lirë e të përparuar.

Dëshmi për këto është pjesëmarrja aktive në ngjarjet më të rëndësishme të historisë shqiptare, janë veprat që ai krijoi, i frymëzuar nga idealet progresiste dhe problemet madhore të kohës, të cilat i pasqyron gjerësisht në autobiografinë e tij.

Ishte një rastësi fatlume kur në vitet ’60 të shekullit të kaluar i hyra punës studimore për një monografi kushtuar jetës dhe trashëgimisë së tij letrare.

Për këtë m’u desh të bëja hulumtime mbi Arkivin Qendror të Shtetit, ku hasa që në fillim me dokumentin “Autobiografia e eme”, e shkrimtarit që më shërbeu si strukturë bazë e veprës së ardhshme.

Në vijim të punës zbulova disa dorëshkrime të veprave të tij letrare të panjohura siç ishin “Ditari i Luftës Nacional Çlirimtare”, “Shtigjet e lirisë” dhe romanet “Dy zemra dy shemra” (që unë e zëvendësova me “Kalorësi i Skënderbeut” dhe “Afsh dhe hov zemrash”.

Dy veprat e para unë i redaktova dhe i botova duke i shoqëruar me parathënie. Kurse romani i dytë në dorëshkrim nuk pa dritën e botimit.

Gjithashtu në kërkimet e mia ndesha në disa drama me temë patriotike dhe sociale, të cilat u botuan me veprat e tij të zgjedhura.

“Autobiografia eme” hodhi dritë në jetën e tij, por për mua si studiues më dha dorë për burimin e dramës së Dijes, heroinës së romanit “Sikur të isha djalë”.

S’ka dyshim që drama e thellë që përjetoi vetë autori, i cili për shkak të ligjeve zakonore, ai u martua me gruan e vëllait që ishte vrarë në luftë kundër serbëve më 1913. Por, Hakiu do ta vuante këtë dramë për disa vjet dhe vetëm më 1917-ën pranoi të martohej me të.

Me këtë rast do të perifrazojmë e shprehjen e Gëtes për djaloshin Verter, Haki Stërmilli, duke i vuajtur thellë ligjet e zakonet prapanike dhe fatin e Dijes, e ka ushqyer heroinën ashtu si pelikani me gjakun e zemrës së  vet”.

Ky roman njohu një mirëpritje të jashtëzakonshme dhe u shtyp në dy botime njëra pas tjetrës, 1936-1938, kurse sot ai ka arritur në 12 botime.

Në botimin e dytë, autori botoi dhe jehonën e shtypit dhe fletët e lexuesve sidomos të vajzave.

Nga këto letra të tërheq vëmendjen letra e të resë revolucionare Nexhmije Xhuglini (me pseudonimin Flaka), që i shpreh mirënjohjen autorit dhe i thotë në mes të tjerash: “Do të vijë ditë që ne pa qenë nevoja të bërtasim “sikur të isha djalë” do të bashkohemi nën flamurin e lirisë dhe do të gjejmë vetë rrugën e drejtë, rrugën e shpëtimit).

Është shumë interesant, siç del nga shtypi dhe dokumentet e kohës si dhe nga autobiografia kur Stërmilli i arratisur u burgos nga jugosllavët në Europë u bënë demonstrata solidariteti dhe u nënshkruan protesta në përkrahje të tij nga shkrimtari Henry Barbes, nga shkencëtari A. Ajshtajn, profesorët e njohur siç ishte kryetari i Akademisë së Shkencave të Çekosllovakisë, deputetët britanik P. Marlow dhe V Kerkovood, nga deputetët gjermanë E. H. dhe Geisha, ata italianë apo dhe indian. etj.

 

 

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB