MENU
klinika

"Viktima jam unë"

“Amber më tradhtoi dhe më goditi me shishe”

10.03.2019 - 11:31

Pas akuzave dhe kërkimit të dëmshpërblimit prej 50 milionë dollarësh ndaj Amber Heard, Johnny Depp kalon te provat.

Skuadra juridike e aktorit depozitoi në gjykatë një dokument me 40 faqe, me akuza ndaj ish-bashkëshortes, ku citohen dëshmitarë që flasin për pafajësinë e tij, pasi sipas tyre synimi i vetëm i Amber me akuzat për dhunë ishte ai i promovimit të filmave të saj.

Sipas Depp, Amber ka trilluar gjithçka, për të shtuar famën e saj dhe ecur përpara me karrierën. Depp pretendon se është tradhtuar nga aktorja me Elon Musk gjatë martesës së tyre dhe thotë se viktima e vërtetë mes të dyve është pikërisht ai. Aktori tregon një rast kur duhej të operohej në një gisht, pasi Heard e goditi me një shishe vodka.

Amber Heard, John deep

Avokati i Depp, Adam Waldman, deklaroi se ka prova të forta videosh, fotosh dhe dëshmitarë okularë. Disa prej tyre janë personeli i “Eastern Columbia”, një ndërtesë në Los Anxhelos, ku Depp e Heard kishin një shtëpi, të cilët hedhin poshtë unanimisht dhunën e supozuar prej Depp.