MENU
klinika

Video

“Karnavalet ilire”, festimet në Bozovcë të Sharrit

12.03.2019 - 17:57

“Karnavalet ilire”, manifestimi tradicional këtë vit në Bozovcë të Malësisë së Sharrit tuboi një numër të madh të njerëzve midis të cilëve edhe myftiu i Strugës, Meqail Osmani dhe studiues të shumtë nga Prishtina dhe Maqedonia.

Në kuadër të manifestimit u dha një program i begatshëm kulturor.

Aktori Arsim Fazlija prezantoi një monodrame me motive nga malësia. Ndërsa valle me motive popullore prezantuan shoqëritë kulturore “Xheladin Zeqiri” dhe “Emin Duraku”.

Në këtë manifestim u promovua edhe revista shkencore “Scupi” e cila kryekëput i kushtohet Karnavaleve ilire në Bozovcë, ndërsa rreth saj folën profesorët Fatmir Sulejmani dhe Izaim Murtezani. Karnavalet ilire u mbajtën për të 9-in vit me radhë.

Në videot më poshtë gjeni “Karnavalet Ilire” në Bozovcë të Malësisë së Sharrit, festa autoktone shqipare që brez pas brezi po humbasin akoma dhe më shumë.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!