07.03.2019 - 18:17
Dhjetëra fermerë në Devoll të Korçës janë ngritur në protestën pasditen e sotme.
Ata kanë protestuar për prodhimet e pa shitura që janë detyruar t’i hedhin, e për këtë akuzojnë qeverinë.
Tregtarët me anë të mollëve që kanë derdhur në rrugë në shenjë proteste, kanë shkruar dhe një mesazh për kryeministrin.
“Rama ik”, shkruhet me mollë në mes të rrugës Korçë-Bilisht.
Ata bllokuan edhe lëvizjen e mjeteve në aksin rrugor Korçë-Kapshticë, duke shkaktuar edhe një trafik të rënduar për disa minuta, ndërsa kanë paralajmëruar për protestë pa afat.