Heqja e tarifave të “roaming” në komunikimin telefonik mes Kosovës dhe Shqipërisë do të zbatohet duke nisur nga muaji maj i këtij viti.
Ky fakt bëhet i ditur koordinatori kombëtar i dy qeverive Fatmir Limaj, në një intervistë për Radion “Evropa e Lirë”.
Limaj thotë se heqja e tarifave dhe shumë marrëveshje tjera të arritura më parë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, janë në rrugë të mirë të zbatimit.
“Ne, si Kosovë, jemi gati menjëherë ta zbatojmë roamingun, por besoj që edhe Tirana shumë shpejt besoj përmes vendimit të Qeverisë dhe Parlamentit do ta marrë atë vendim dhe në maj nuk do të kemi problem me roamingun dhe do të zbatohet pastaj është çështja e patentë- shoferëve që pothuajse është kryer. Te çështja e qarkullimit të lirë të qytetarëve, duhet të jemi të kujdesshëm duke respektuar obligimet që kemi me Bashkimin Evropian si dy vende”, shprehet Limaj.