MENU
klinika

“Nuk besoj në Zot, por ia kam frikën Atij”

Markez, babai i realizmit magjik

06.03.2019 - 12:04

“Unë nuk besoj në Zot, por ia kam frikën Atij”

 

Njeriu i letrave, nobelisti i famshëm kolumbian Gabriel Garsia Markez, autori i kryeveprës “Njëqind vjet vetmi”, “Jeto për të treguar”, “Kronikë e një vdekjeje të paralajmëruar”, “Dashuri në kohërat e kolerës”, “Kolonelit s’ka kush t’i shkruajë” etj. lindi më 6 mars 1926, në Aracataca, Kolumbi. Me veprat e tij të mrekullueshme, histori të shkurtra, por njëherazi sa të çuditshme, aq edhe të mistershme, ku shpeshherë gjejmë të përzier humorin me të vërtetën, ai shenjoi realizmin magjik të shekullit XX, një zhanër që ndërthur përshkrime të jetës së përditshme me elementë fantastikë. I njohur tashmë si babai i realizmit magjik, në veprat e tij arrin majat e bukurisë së pashkelur, pasi me talentin e veçasntë arriti të tërheqë vëmendjen botërore mbi letërsinë latino-amerikane, duke ndikuar edhe tek shkrimtarët Isabel Allende dhe Paulo Coelho. Me gjuhën e tij të përditshme, ai arrin t’i ofrojë lexuesit histori mallëngjyese për nga thjeshtësia, për nga thellësia e anktheve dhe e vështirësive që hasim në jetë.

U nderua me çmimin Nobel për letërsi në vitin 1982 për “Njëqind vjet vetmi” (1967). Ishte latino-amerikani i katërt që nderohej, duke u paraprirë nga poetët kilianë Gabriela Mistral në vitin 1945 dhe Pablo Neruda në vitin 1971, si dhe nga romancieri guatemalas Miguel Angel Asturias në vitin 1967. Me Jorge Luis Borges, Garsia Markez shndërrohet në shkrimtarin më të njohur latin në histori. Përveç qasjes mjeshtërore ndaj romanit, ai ishte mjeshtër i shkëlqyer i tregimeve të shkurtra dhe një gazetar i plotësuar. Në të dy fiksionet, të shkurtra dhe të gjata, Garsia Markezi arriti suksesin e rrallë të të qenurit i arritshëm për lexuesit e përbashkët, ndërkohë që vlerësohej nga kritikët më të sofistikuar.

Fëmijë, përgjatë rrugëtimit të shkollimit, Gabriel Garsia Markez takon zhgënjimin, braktis studimet, por jo ëndrrën e tij të madhe: të bëhet shkrimtar. Rikthehet në shkollë disa vjet më vonë, udhëton nëpër botë, pa asnjë kacidhe në xhep. Pelegrinazhet e shumta i shërbejnë si burim ushqimi për artikujt e gazetarisë, për dorëshkrimet dhe kryeveprat që do nxirrte nga dora. Krijimtaria e shkrimtarit kolumbian është fryt i punës së madhe, gjatë së cilës nobelisti vazhdimisht ripërtërin veten. Në çastin kur u diagnostikua me kancer, në vitin 1999, Markez shkroi kujtimet: “Jeto për të treguar” (2001). Novelat e Markezit luhaten midis fantazisë dhe politikës. Përmes veprave shpalos realitetin kolumbian, ku zakonet dhe besimet mesjetare e bashkëkohore përplasen në mënyrë komike dhe tragjike, por njëkohësisht edhe “realizmin magjik” ose çrrënjosjen e së mrekullueshmes tek realja, një koncept tashmë i lidhur ngushtë me autorin kolumbian, por i pamjaftueshëm për të përcaktuar shkrimin e Garsia Markezit. I mirënjohur për aftësinë e krijimit të fabulave me larmi të gjerë, subjekte shumëplanëshe lidhur ngushtësisht me stilin e dy prej të parapëlqyerve të tij: Uilljam Folkner dhe Ernest Heminguej. Tregimet e tij krahason me ato të Miguel de Cervantes, për nga ironia dhe humori i zi që i përçon.

Vetmia e shkrimtarit ka të bëjë shumë me vetminë e pushtetit. Përpjekjet e shumta të shkrimtarit për të portretizuar realitetin shpesh e çon në një pikëpamje të shtrembëruar për të. Në përpjekjen për të transpozuar realitetin, ai mund të përfundojë duke humbur kontaktin me të, në një kullë të fildishtë, e thënë ndryshe. Gazetaria është një roje shumë e mirë kundër kësaj. Kjo është arsyeja pse gjithmonë jam përpjekur të vazhdoj të bëj gazetari, sepse më mban në kontakt me botën reale, veçanërisht gazetarinë politike dhe politikën. Vetmia që më kanoset tek “100 vjet vetmi”, nuk ishte vetmi e shkrimtarit; ajo ishte vetmi e famës, e cila i ngjan shumë më tepër vetmisë së fuqisë. Miqtë e mi më mbrojtën nga ajo vetmi, miqtë e mi ishin gjithmonë aty”, – shprehet Markez gjatë një interviste. Vdiq më 17 prill 2014.

Me rastin e përvjetorit, po citojmë disa thënie të autorit:

“Mos resht kurrë së buzëqeshuri, madje as kur je i trishtuar, sepse nuk e di kush mund të dashurohet me buzëqeshjen tënde”.

“Mosha nuk është ajo që ke, por ajo që beson se ke”.

“Nuk ka lavdi më të madhe, se sa të vdesësh për dashurinë”.

“Ai që pret shumë mund të përfundojë me asgjë”.

“Asnjë ilaç nuk mund të shërojë atë që s’mund ta shërojë lumturia”.

“Mençuria vjen tek ne në çastin kur nuk na hyn në punë”.

“Kur të vdes, të vetmen keqardhje do të kem nëse në vdekje nuk do të ekzistojë më dashuria”.

 

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB