MENU
klinika

Iraniani

Nga fëmijë në 26 vjeç, ndryshimi i “Hulk”-ut

03.03.2019 - 14:32

Kohët e fundit Sajad Gharibi, i njohur ndryshe si Hulku i Iranit, është bërë shumë popullor në rrjetet sociale dhe jo më kot e ka fituar këtë pseudonim.

Në fundin e vitit të kaluar u fol për një përballje mes tij dhe Martin Ford, anglezit të stërmadh, por kjo sfidë nuk u programua kurrë e jo më të zhvillohej.

Duke parë përmasat e Gharibit, vështirë ta sfidojë ndonjëri, pavarësisht se ai ka bërë një ftesë publike. Një kosovar dhe një amerikan i janë përgjigjur ftesës, tani mbetet për t’u parë se a do të organizohet ndonjë sfidë mes tyre.

Po si ka ndryshuar Hulku i Iranit nga fëmijë, tani që është në moshën 26 vjecare. Falë kësaj videoje, ne zbulojmë se si trupi i tij ka evoluar:

Sajad Gharibi është 1.88 m i gjatë dhe peshon 180 kg. Ai konsumon aktualisht 8 deri në 10 vakte dhe ushqehet sa për 10 persona normalë.