MENU
klinika

Vetitë kuruese

Nga problemet e fytit deri tek plagët e lëkurës, provoni marenë!

24.03.2019 - 20:33

Mareja, emri botanik i së cilës është Arbutus Unedo ka ngjashmëri me boronicat e kuqe, shpesh përdoret për zbukurim. Kjo bimë formon atë që njihet si “pema e dredhëzës”.

Frutat që ajo çel janë të formave dhe ngjyrave të ndryshme. Shumë prej bimëve çelin lule të bardha dhe gjethe të shndritshme me gjemba.

Fruti i maresë ka përmasat e dredhëzës ndaj këtu ka lindur edhe pseudonimi “pema e dredhëzës.” Shija e saj është unike dhe freskuese, ndonëse pak të thartë.

Në rajonin e Mesdheut, kokrrat e egra Arbutus janë mbledhur dhe vlerësuar prej kohësh. Në këto vende, mareja konsiderohet si një pemë frutash me shumë potencial.

mareja-konica.al
mareja-konica.al

Mareja është pjesë e trashëgimisë shqiptare, ndonëse këto bimë nuk janë kultivuar për përdorim komercial. Nga njëra zonë e vendit në tjetrën, emri ndryshon nga mare’ në koçimare, por shija mbetet e njëjta. Njerëzit që e konsumojnë marenë e vlerësojnë atë jashtëzakonisht shumë.

Por, vetë fruti ka super vlera ushqimore dhe është i mbushur me vitamina dhe minerale. Mareja përmban sasi të mëdha farash. Secila prej tyre përmban nga një mineral që shërben për rritjen e bimës ndërkohë që tuli i maresë përmban sasi të mëdha të vitaminës C dhe sheqerna komplekse.

Ato janë antiseptike dhe përdoren për gargare për të kuruar fytin, ulçerën e gojës, por edhe për të shëruar të çarat në lëkurë dhe plagët.

Mareja ka sasi të mëdha antioksidantësh, acid galik, taninë, vitaminë C, vitaminë E dhe karotenoidë që sugjerojnë se mareja është një ushqim që promovon fort shëndetin e mirë.