MENU
klinika

Njoftimi

‘Ngërç’ tek Gjykata e Lartë/ 31 mijë dosje për 3 gjyqtarë

29.03.2019 - 16:15

Gjykata e Larta ka ngritur shqetësimin e mbingarkesës së dosjeve, ndërkohë që në përbërje ka vetëm tre gjyqtarë.

Nëpërmjet një njoftimi, Gjykata thotë se vetëm ditën e enjte trupa gjyqësore arriti të marrë vendime për rreth 130 dosje të tilla, ndërkohë që aktualisht numri i dosjeve të regjistruara në Gjykatën e Lartë është rreth 31.000.

Njoftimi i Gjykatës së Lartë

“Në përfundim të tremujorit të parë të vitit 2019 bëjmë me dijë se, në Gjykatën e Lartë, megjithëse në përbërje vetëm me tre gjyqtarë, vazhdon shqyrtimi i dosjeve gjyqësore të regjistruara, përfshirë këtu edhe çështje të themelit.

Për shkak të situatës së krijuar me të cilën përballet sot kjo gjykatë, përparësi i është dhënë shqyrtimit të çështjeve më urgjente ma natyrë civile, administrative dhe panale. Vetëm ditën e enjte, datë 28.03.2019, trupa gjyqësore arriti të marrë vendime për rreth 130 dosje të tilla. Ndërkaq edhe këshilltarët e mbetur (aktualisht 9), vazhdojnë studimin e dosjeve dhe hartimin e relacioneve përkatëse, bazuar në Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të Gjykatës së Lartë.

Aktualisht numri i dosjeve të regjistruara në Gjykatën e Lartë, për periudhën e siperpërmendur, është rreth 31.000, prej të cilave 16.000 dosje civile, 10.000 dosje administrative dhe 5.000 dosje penale”, thuhet në njoftim.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!