MENU
klinika

Reagimi i Ambasadës Amerikane

‘Nuk ka ndalim për Drejtësinë’

29.03.2019 - 14:18

“Reforma në drejtësi nuk do të ndalojë”. Kështu shprehet Zv. Shefi i Misionit të SHBA në Detyrë Dan Koski në emër të ambasadës amerikane në Tiranë, teksa shprehet i kënaqur nga ecuria e reformës në drejtësi.

Në Konferencën “Planifikimi Urban dhe Zhvillimi Ekonomik Vendas”, Koski tha se Shqipëria do të ketë shumë shpejt sistemin e ndershëm dhe transparent të drejtësisë. SHBA-të kanë qenë një nga mbështetëset më të mëdha të reformës në drejtësi dhe kanë kërkuar çuarjen e saj përpara. E me sa duket SHBA-të janë optimiste për vënien në funksion të kësaj reforme.

Reforma në Drejtësi vazhdon të ecë përpara, në rrugën e duhur, sipas planit. Shtetet e Bashkuara janë krenare për ndihmën që po u jepet këtyre institucioneve ndërsa ecin përpara. Shqipëria do të ketë shumë shpejt sistemin e ndershëm dhe transparent të drejtësisë që Kushtetuta parashikon. Qytetarët shqiptarë duhet të ndihen të sigurtë për këtë gjë – reforma në drejtësi nuk do të ndalojë”, tha Zv. Shefi i Misionit në Detyrë Dan Koski.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!