MENU
klinika

"Arbëria" e kinemasë italiane

Regjisorja kalabreze rigjen rrënjët

19.03.2019 - 16:00

Komuniteti i shqiptarëve arbëreshë të Italisë, me historinë, lidhjen e fortë me origjinën, traditat e kulturën që ende mbrohen me fanatizëm për gati gjashtë shekuj, vjen në një realizim kinematografik. Jeta dhe ditët e tyre të zakonshme në disa qyteze të vogla në jug të Italisë, është rrëfyer në një film kinematografik me metrazh të gjatë, me titullin “Arbëria”.

Filmi sapo ka mbërritur në sallat e kinemave italiane në zonën e Kalabrisë, ku është pritur mjaft mirë nga publiku.

“Arbëria” është realizuar nga skenaristja e regjisorja me origjinë kalabreze Francesca Olivieri, e cila jeton në Francë. Filmi është prodhuar nga shtëpia kinematografike “Open Fields Production” në bashkëpunim me “Lucana Film Commision”, “Calabria Film Commision”, ministrinë italiane të Kulturës, si dhe Enti Publik i shoqatës së autorëve e botuesve italianë.

Në qendër të këtij filmi është historia e Aidës, një stiliste e suksesshme, e cila jeton prej vitesh në një qytet metropolitan evropian. Aida, me origjinë arbëreshe, e lindur dhe e rritur në qytezën e vogël Shën Katerina Arbëreshe, e vendosur mes Kalabrisë dhe rajonit të Basilikatës, pas vdekjes së babait të saj rikthehet në vendlindje.

Kur takohet me të afërmet e saj (nga e mbesa tashmë adoleshente, të cilën e kishte lënë të sapolindur e deri tek halla e moshuar), Aida zbulon vetëdijen e përkatësisë së saj si arbëreshe, krenarinë e harruar e përmes një udhëtimi në vendet e kujtimeve fëminore, gjen gjuhën, traditat e atmosferën e madhështisë së kulturës arbëreshe.

Në rolin e Aidës interpreton artistja nga Roma, me origjinë kalabreze, Caterina Misasi, e njohur në interpretimin e disa filmave, si: “100 vitrinat”, “Një mjek në familje”, etj.

Në kastin e aktorëve është pjesëmarrëse edhe aktorja me origjinë shqiptare Brixhilda Shqalsi, si dhe këngëtarja e njohur arbëreshe, Anna Stratigo etj.

 

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB