MENU
klinika

Moto GP, Katar

Rossi me shokë kërkojnë afrimin e orarit

08.03.2019 - 14:27

Kampionati i Moto GP starton këtë javë me garën e parë në Katar. Kjo është gara e vetme që zhvillohet me drita dhe nis në orën 20:00 (ora lokale, ora 17:00 në Shqipëri).

Gjithsesi, pilotët kanë kërkuar që gara të afrohet më 60 minuta dhe të nisë në orën 19:00 (ora lokale, ora 16:00 në Shqipëri), pasi në këtë mënyrë spektakli do të jetë më i madh.

Sipas pilotëve, temperaturat në këtë pistë ulen ndjeshëm pas orës 19:00 dhe gomat nuk arrijnë temperaturën e duhur, duke mos dhënë shumë siguri në garë.

Vjet, gara nisi në orën 19:00, por këtë vit gara u shty me 60 minuta. “Ne do të flasim me komisarët e garës për këtë gjë, që gara të nisë më herët. Temperatura bie shumë shpejt dhe ka shumë lagështi në atë orë”, – tha Valentino Rossi.

Ne duam orën 19:00, pasi jemi më të sigurtë në pistë kur garojmë. Ajo orë është optimale për të gjithë pilotët”, – u shpreh më tej Rossi.

Ndërkohë, konfirmohet se garat e Moto GP në pistën e Losail, në Katar, do të vazhdojnë deri në vitin 2031. Dorna ka nënshkruar një kontratë të re me organizatorët e kësaj gare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN