Sipas disa të dhënave të bëra publike nga Eurostat, vetëm në vitin 2018 në Bashkimin Europian kanë aplikuar për azil 19 mijë shqiptarë.
Ndër vendet e marra nën analizë, Shqipëria renditej në vend të nëntë për nga numri i azilkërkuesve.
Shqipëria vjen pas Sirisë, Afganistanit, Irakut, Pakistanit, Iranit, Nigerisë, Turqisë, Venezuelës.
Nga të gjitha këto vende, i pari me vlerë absolute është Iraku me 81 mijë aplikime.
Numri i azilantëve shqiptarë:
-Arriti rekord në 2015-n kur kishte 69 mijë aplikime
-Në 2016 kishte 33 mijë aplikime
-Në 2017 kishte 26 mijë aplikime
-Në 2018 aplikuan 6.6 persona pëe 1000 banorë
-Nisur nga këto shifra, Shqipëria renditet e para në botë për nga numri i aplikimeve për azilantë në raport me popullsinë
Të dhënat e Eurostat:
-Gjeorgjianët, 4.6 aplikime për 1000 banorë
-Sirianët, 4.4 aplikime për 1000 banorë