MENU
klinika

Po kukullat kur folën shqip?

Teatri dita ndërkombëtare

28.03.2019 - 14:55

   Mbase shumë pak e dinë, se premiera e parë në Teatrin e Kukullave titullohet “Fatbardha”, me autor shkrimtarin rus Shnejdor. Regjisori i parë ishte Xhemal Broja, i cili mblodhi aktorët e parë sokohe: Marta Burda, Eleni Plasari, Ana Kçira, Myftar Armiri, Avni Resuli e Tiftire Keta, Qenan Toro, Enver Dauti, Melpomeni Çobani etj. Kukullat e para për artdashësit e vegjël janë përgatitur nga piktori Ndoc Kodheli, dekoret nga piktori Rrok Dabërdaku, ndërsa kostumet nga Veta Stillu.

 

Teatri i parë profesionist për fëmijët, numëronte fillimisht vetëm 12 vetë, prej të cilëve: një regjisor, një piktor për kukullat e skenat, pesë aktorë, një marangoz, një rrobaqepës, një elektricist, një mashinist dhe një llogaritar.

 

Në historinë rreth 68-vjeçare të Teatrit të Kukullave janë shfaqur mbi 300 premiera. Vit pas viti filluan të përdoren nga kukullat me tela, maskat, marionetat, teatrin e hijeve, pantonimat e deri te shfaqjet me aktorë.

Në këta 68 vite, numërohen 60 regjisorë shqiptarë dhe të huaj që kanë vënë premiera në Teatrin e Kukullave. Gjatë kësaj periudhe është një punë të jashtëzakonshme për konceptimin e shfaqjeve për fëmijë, gërshetimin e teknikave dhe lojës së aktorëve.

 

 

Regjisorët e parë të Teatrit të Kukullave janë: Xhemal Broja, Llazar Verria, Pandi Stillu, Selman Vaqari, Xhavit Sallaku, Pleurat Armiri, etj.

Vetë aktorët tregojnë sesi në fillim u vinin shumë letra në adresë të heronjve të kukullave. Përmes letrave dhe botës së fëminore, fëmijët përshëndetnin dhe i pyesnin personazhet për “jetën e tyre” dhe për “të afërmit e tyre” e të tjera të kësaj natyre. Këto mbeten ndër kujtimet më të bukura të aktorëve të kukullave, shumë të dashur për fëmijët.

 

Ndër aktoret në vite janë dalluar për krijimtarinë cilësore artistike: Zija Grapshi, Xhavit Xhepa, Pleurat Armiri, Xhavit Sallaku, Mirketa Çobani, Eva Pëllumbi, Lorenc Pepa, Mira Minga, Florinda Mazreku, Bakie Baboçi, Marilda Furxhi, Shegushe Bebeti, Sokol Myzeqari, Leonard Daliu, Silva Mamoli, Alma Pina, Donika Ramallari, Denard Xhillari, Jorida Meta, Alfred Zeneli, Kliti Rroshi, Ermonela Alikaj, etj.

 

Teatri i Kukullave shënon një pjekuri të madhe artistike. Me përvojën e deritanishme, teatri më i dashur për vogëlushët, tashmë është pjesë e rëndësishme e jetës kulturore në vend.

 

 

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB