MENU
klinika

Efektet e saj nga truri te gjaku

“Ushqimi i mbretërve”, arsyet pse duhet të hamë arra!

16.03.2019 - 09:44

Arrat kanë një kanë një histori të gjatë mijëravjeçare dhe kanë qenë ushqimi i mbretërve në Persinë e lashtë. Ato përmbajnë sasi të konsiderueshme të acideve yndyrore omega-3. Ato janë të pasura me fibra, vitamina B, magnez dhe antioksidantë si vitaminë E.

Forma e vitaminës E që gjendet tek arrat është e rrallë dhe shumë e ushqyeshme.. Arrat sigurojnë një nivel jashtëzakonisht të lartë të vitaminës E në formën e gamma-tocopherol. Sidomos për shëndetin kardiovaskular tek meshkujt, kjo formë e vitaminës E i mbron ata nga problemet me zemrën.

Përfitimet nga konsumi i arrave:

Ushqimi i trurit: Acidet yndyrore omega-3, që gjenden me shumicë tek arrat zhvillojnë trurin, përmirësojnë kujtesën dhe procese të tjera. Arrat luftojnë depresionin.

Tepër ushqyese: Arrat përmbajnë proteina, vitamina, acide yndyrore omega 3 lecitinë dhe yndyrna të shëndetshme.

Vitamina dhe Minerale: Arrat përmbajnë një sasi të lartë të vitaminës B6, shumë folate dhe thiamine. Gjtihashtu arrat përmbajnë dhe një sasi të konsiderueshme të vitaminës E, mangan, magnez, fosfor dhe hekur.

Omega-3: Omega 3 dhe Omega 6 janë dy acide yndyrore që i nevojiten trupit për rritjen e qelizave, për imunitetin, gjakun dhe parandalimin e sëmundjeve.

Luftojnë kolesterolin: Sëmundjet koronare të zemrës lidhen me nivelin e lartë të kolesterolit. Arrat, falë prezencës së acideve omega-3, ulin nivelin e kolesterolit të keq.

Ushqim për flokun: Vaji i arrave përmban biotinë (vitaminë B7), kalium, Omega 3, 6 dhe 9. Këto elemente forcojnë folikulin e flokut, evitojnë rënien dhe trajtojnë zbokthin. Arra ka dhe veti kundër mykut dhe mban larg infeksionet.

Ushqim për lëkurën: Vitaminat B së bashku me vitaminën E, një antioksidant natyror, ndihmon në luftimin e radikaleve të lira si pasojë e stresit, duke reduktuar rrudhat në fytyrë.

Për shëndetin e kockave: Arrat i bëjnë mirë kockave falë përmbajtjes së acideve omega-3.

Për tretjen: Meqënëse arrat janë të pasura në fibra ato janë një ushqim i shkëlqyer për tretjen si dhe lufton problemet me të.

Arrat janë një ushqim i pazëvendësueshëm që mund të shtohen në sallatë, mund të gatuani pulën me to, mund t’i shtohen kosit etj. Të shijshme dhe të shëndetshme në të njejtën kohë. Së fundi, ekspertët thonë se arrat ose produktet e arrave, mund të jenë një potencial i madh, një ilaç për të ulur kolesterolin e keq në gjak. Në mënyrë që të merrni përfitime nga arrat, atëherë rekomandohet që të konsumoni 7 deri në 9 arra në ditë.

Por, shkencëtarët rekomandojnë që edhe kjo sasi të konsumohet me kujdes sepse përmban kalori dhe për shumë njerëz mund të ndikojnë në shtimin në peshë.