MENU
klinika

Projekti

Zyrat me një ndalesë, Maliqi “përqafon” projektin e UNDP-së

22.03.2019 - 19:19

Në Maliq, në këto zyra janë integruar shërbimet kombëtare me ato lokale duke u bërë e vetmja bashki në vend që ofron të tillë akses për banorët 

Kryetari i Bashkisë, Gzim Topçiu shprehet se sistemi po shtrihet edhe në njësitë administrative, ndërsa institucioni që drejton u përgjigjet më shërbime afro 70 mijë banorëve.

“Qytetarët nuk shkojnë më në Korçë, të sorollatën për zyra të tjera. A ka probleme? Patjetër që ka. Them se mos të kishte probleme nuk do të kishte punonjës, nuk do të kish zyra, nuk do të ketë shërbim. Unë mendoj që jemi në rrugë të mbarë.”

Qytetarët thonë se tashmë kanë evituar vajtje-ardhjet në zyra e institucione pasi çdo kërkesë e aplikim mund ta kryejnë vetëm me një ndalesë.

“Mora një vërtetim që nuk kam aktivitete privat dhe e mora në kohë shumë të shpejtë. Më përpara e merrnim më avash, pasi shkonim nga një zyrë në një zyrë tjetër. Kurse tani në një zyrë në një ndalesë e merr shumë kollaj.”


Shërbimet përmes sistemit të zyrave me një ndalesë në Bashkinë e Pogradecit ofrohen që prej muajit dhjetor të vitit të kaluar. Çdo veprim kryhet online, ndersa drejtuesit e institucionit mund të ndjekin në çdo kohë gjithë procesin.

“Është shkurtuar në mënyrë shumë të ndjeshme koha e procesimit të një kërkese nga momenti i aplikimit të qytetarit deri në dhënien e përgjigjes. Ndërkohë paraprakisht para aplikimit të sistemit, kërkesat mblidheshin në sportel dhe në fund të ditës rrotulloheshin, dërgoheshin për riciklim dhe mbase 2-3 ditëve mund të shkonin te drejtori përkatës për të bërë edhe ai shpërndarjen tek specialisti. Në rast të UNDP kërkesa shkon direkt te drejtori përkatës.”

Prej vitit 2018 projekti UNDP, Star 2, në partneritet me Ministrinë e Brendshme dhe Agjensisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit kanë avancuar me zbatimin e Zyrave me një ndalesë. Ato janë plotësisht funksionale në 8 bashki të vendit, ndërsa brenda muajit dhjetor parashikohet që sistemi të shtrihet në 49 bashki të tjera.

“Star dy” mbështetet nga shumë partnerë ndërkombëtarë si Bashkimi Europian, Qeveria e Suedisë, Italisë, Zvicrës dhe USAID.

Lëvizje e shtuar në Kapshticë

Emigrantët kthehen për festat e fundvitit

Korça, Tirana, Vlora e Shkodra destinacionet më të preferuara

Të huajt zgjedhin Shqipërinë për festat e fundvitit!

Nëna kërkon ndihmë nga policia

Zhduket në rrethana misterioze 16-vjeçari

150 familje mbeten pa energji elektrike

Rikthehet dëbora në juglindje të vendit