MENU
klinika

Detajet

AKU ‘zbarkon’ në Berat dhe Fier, ushtron kontrolle të rrepta

29.04.2019 - 14:58

Gjatë ditës së sotme AKU ka ‘zbarkuar’ në terren për të marrë masa për garantimin e sigurisë ushqimore.

Konkretisht Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ushtruar kontrolle të rrepta në Berat dhe Fier.

Ky kontroll i AKU-së erdhi pas lajmeve të bëra publike nga disa media në lidhje me përdorimin e preparateve kimike (pesticide) mbi normën e lejuar në fermat (serat) e zonave të Beratit e Fierit, trupat inspektuese të AKU-së kanë kryer verifikime në magazinat që ushtrojnë aktivitet për “Ruajtjen dhe shitjen e fruta perimeve me shumicë.

Njoftimi i AKU-së:

Me datë 27 dhe me 29 Prill 2019, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) në kuadër të masave për garantimin e sigurisë ushqimore ndërmori aksionet në terren duke bashkërënduar dhe koordinuar veprimtarinë inspektuese të Drejtorive Rajonale Fier dhe Berat.

Plani i monitorimit është organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e AKU-së. Zbatimi i tij në terren, në zonat ku ushtrojne aktivitetin e tyre Pikat e Grumbullimit të Perimeve, është kordinuar nga Drejtori i Menaxhimit dhe Inspektimit, Z. Sefer Sefa.

Referuar lajmeve të bëra publike nga disa media në lidhje me përdorimin e preparateve kimike (pesticide) mbi normën e lejuar në fermat (serat) e zonave të Beratit e Fierit, trupat inspektuese të AKU-së kanë kryer verifikime në magazinat që ushtrojnë aktivitet për “Ruajtjen dhe shitjen e fruta perimeve me shumicë”.

Gjate këtyre dy ditëve janë inspektuar një sërë subjektesh me këtë natyrë aktiviteti duke u marre mostra për analizim në laborator për mbetjet pesticide. Për rastet kur është konstatuar mospërmbushje e kërkesave ligjore, inspektorët kanë marrë masa administrative ndaj subjekteve. Shkeljet e konstuara kishin të bënin kryesisht me mangësi në dokumentacionin për gjurmueshmërine e produktit.

Drejtoria e Përgjithshme e AKu-së edhe në këto dite pushimi dhe festash vijon të jetë në shërbim për të adresuar problematikat e sigurisë ushqimore. Duke ushtruar kontrolle në operatoret e biznesit ushqimor sipas planit vjetor të kontrollit zyrtar dhe planeve sezonale të monitorimeve (rasti konkret pikat e grumbullimit të fruta perimeve).

AKU konkludon se perimet e prodhuara nga fermerët e Myzeqesë dhe kudo në vend janë brënda parametrave të sigurisë dhe standarteve ushqimore bashkohore. Për rrjedhojë edhe të kërkuar nga vendet e BE-së dhe kjo vërehet nga rritja e eksporteve të fruta-perimeve drejt vendeve si Greqia, Italia dhe vende të tjera europiane etj. Pothuajse çdo ditë nga Shqipëria dalin produkte (fruta, perime) me destinacion vëndet e BE.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i bën thirrje qytetarëve që të denoncojnë menjëhere çdo subjekt që abuzon dhe cënon sigurinë ushqimore. Bashkohuni me AKU-në në betejën për të garantuar sigurinë ushqimore! Denonconi në [email protected], numrin e gjelbert pa pagese 08007575 ose në rrjetet sociale.

AKU iu është mirënjohës për bashkëpunimin dhe kontributin tuaj pasi siguria ushqimore është sfida jonë e përbashkët!