MENU
klinika

George Gordon Bayron

Bajron, letër nënës për Ali Pashën…

06.04.2019 - 18:58

E dashur nënë,

U bënë disa kohë që jam në Turqi. Këto vise janë në bregdet por kam hyrë edhe në brendësi të provincës së Shqipërisë për t’i bërë një vizitë pashait.

U nisa më 21 shtator nga Malta me anijen luftarake “Spider” dhe arrita në Prevezë pas tetë ditësh.

Që aty kam udhëtuar rreth 150 milje deri në Tepelënë, ku është pallati i lartmadhërisë së tij dhe atje ndenja tri ditë. Pashai e ka emrin Ali dhe e vlerësojnë si një burrë me aftësi të klasit të parë, është sundimtar i gjithë Shqipërisë (Ilirikut të lashtë), i Epirit dhe i një pjese të Maqedonisë.

I biri, Veli Pasha, të cilit i kishte dhënë letrat e mia, qeveris në Morenë dhe ka ndikim të madh në Egjipt; shkurt ai është një burrat më të pushtetshëm të Perandorisë Osmane. Kur arrita në Janinë, kryeqyteti i tij, pas një udhëtimi prej tri ditësh nëpër male, përmesh visesh me bukuri të pashoqe, nuk e gjeta atje Ali Pashën, sepse me ushtrinë e vet kishte shkuar në Iliri, ku kishte rrethuar Ibrahim Pashën në kështjellën e Beratit.

lord bajroni-konica.al

Ai kishte dëgjuar se një anglez i shkallës së lartë kishte ardhur në zotërimet e tij, prandaj kishte lënë urdhra në Janinë që komandanti t’i siguronte një shtëpi me ushqime dhe gjithçka tjetër të nevojshme falas dhe ndonëse më jepej leja t’u bëja dhurata skllevërve e të tjerëve, nuk më lejohej, nuk më lejohej të paguaja qoftë edhe për gjënë më të vogël për konsum e banesë…

Të nesërmen më paraqitën te Ali Pasha. Isha veshur me uniformë të plotë shërbimi.

Kisha një shpatë të shkëlqyer etj. Veziri më priti në një dhomë të madhe, të shtruar me mermer, në qëndër ngihej ujët e një shatërvani. Dhoma rreth e rrotull ishe e shtruar me mindere të kuqe.

Ai më priti në këmbë e kjo ishte një shenjë e lartë mirësjelljeje për një mysliman dhe më tha të ulesha në të djathtë të tij. Unë kisha një përkthyes grek për rastet e zakonshme, por një mjek i Aliut me emrin Femlario, i cili e kuptonte latinishten, më ndihmoi në këtë rast.

Pyetja e tij e parë ishte se përse unë, kaq i ri në moshë, e kisha braktisur vendin tim (turqve nuk u shkon ndërmend se mund të ndërmerret një udhëtim për t’u argëtuar).

Pastaj më tha se i dërguari anglez, kapiteni Lik, i kishte thënë se unë vija nga një familje fisnike dhe kërkoi që nderimet e tij t’ia shprehja nënës sime dhe tashti, në emër të Ali Pashës, po ti shpreh.

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB