MENU
klinika

Almanak

Çfarë ka ndodhur më 7 Prill?

07.04.2019 - 08:00

1498- Turma vërshon në manastirin e Savonarolas në San Marco, Firence, Itali, për të ndjekur debatin midis Savonarolës, rilindas dhe predikues i krishterë tepër aktiv dhe priftërinjve.

Por Savonarola, gjaknxehtë, e humbi debatin kur pranoi të kryente një mrekulli duke ecur mbi qymyr të ndezur; papritur shiu filloi, sheshi u përmbyt dhe zjarri u shua. Kisha e akuzoi Savonarolën për magji, e dënoi me varrje dhe pas vdekjes, me djegie. Savonarola njihet për krijimin e virtyt teologjik të Caritas, ose Dashurisë; ai argumentonte se kur duan të afërmin a të tjerët, të krishterët kthejnë dashurinë që ata kanë marrë nga Krijuesi dhe Shpëtimtari i tyre.

1795 – Franca miraton metrin si masë themelore të gjatësisë.

1939 – Italia pushton Shqipërinë – ishte një fushatë e shkurtër ushtarake nga Mbretëria e Italisë kundër Mbretërisë Shqiptare. Konflikti ishte rezultat edhe i një gare pushtimesh midis Musolinit dhe Hitlerit.

Pasi Hitleri kishte pushtuar Çekosllovakinë më 15 mars pa njoftuar paraprakisht Musolinin, diktatori italian vendosi të vazhdojë me aneksimin Italian të Shqipërisë. Mbreti Zog, ikën dhe pas shumë ndalesash në disa kryeqytete evropiane, familja mbretërore u vendos në Angli, ku qëndroi deri në vitin 1946 para se të shkonte në Egjipt me ftesë të mbretit Faruk. Në vitin 1955, familja mbretërore shqiptare në mërgim vendoset në Francë.

1948 – Themelohet Organizata Botërore e Shëndetësisë, agjenci e OKB-së.

1962 – Ish-nënpresidenti jugosllav Milovan Djilas kthehet në burg. Në qelinë e tij, Gjilas shkroi disa libra dhe shumë kritika të tjera të fuqishme ndaj komunizmit që e bënë atë një disident klasik; Gjilas shkroi edhe dy romane, dy vepra autobiografike, dhe disa vëllime me tregime të shkurtra.

Milovan Gjilas (1911 – 1995) ishte politikan jugosllav komunist dhe teoricien. Ai kishte qenë figurë e rëndësishme në lëvizjen partizane gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe në qeverinë e pas-luftës. I vetëshpallur Social-Demokrati, Gjilas u bë një nga disidentë më të njohur në Jugosllavi dhe të gjithë Bllokut Lindor.

1978 – Bibla Guttenberg (botuar në shek. XV) shitet për 2 milionë dollarë gjatë një ankandi në Nju Jork.

1983 – Në Egjipt, zbulohet skeleti më i vjetër i njeriut – 80 mijë vjeçar.

1994 – Ekstremistët Hutu në Ruandë fillojnë masakrimin e pjesëtarëve të fisit Tuci dhe të hutuve politikisht të moderuar. Brenda 100 ditëve të masakrës, u vranë rreth 800 mijë njerëz.

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB