MENU
klinika

Dëmshpërblimet/ Del lista

Banorët që përfitojnë 10 mln euro nga Unaza e Re

19.04.2019 - 16:55

Pronat që do të preken nga ndërtimi i Unazës së Re do të kompensohen.

Vlera e pronave është përllogaritur në 10 milionë euro. Konica.al publikon listën e plotë me gjeralitet e përfituesve dhe shumën përkatëse për secilin.

Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e fundit vendimin për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rehabilitimi i segmentit rrugor “Pallati me shigjeta – rrethrrotullimi “Shqiponja””.

Shpronësimi bëhet në favor të Autoritetit Rrugor Shqiptar.

unaza e re-konica.al

Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, do të të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës së kompensimit përkatës, për pasuritë e llojit “truall”, “tokë arë”, dhe “ndërtesë”, me një vlerë të përgjithshme prej 1 miliardë e 224 milion e 874 mijë lekë.

Vlera e përgjithshme e shpronësimit, do të përballohet nga llogaria “Fondi i shpronësimeve”, në Bankën e Shqipërisë ndërsa shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 lekë, të përballohen nga fondet e Autoritetit Rrugor Shqiptar. Shpronësimi do të fillojë menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare”.

Pronarët do të të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar.

KLIKO KËTU PËR LISTËN E PLOTË ME PËRFITUESIT

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN