MENU
klinika

Detaje

Gjyqtarja e Apelit për Krime të Rënda kalon “sitën” e Veting-ut

05.04.2019 - 09:49

Gjyqtarja e Apelit të Krimeve të Rënda, Albana Boksi është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Me seancën dëgjimore Boksi u përball të enjten e nuk pati probleme me procesin e Vetting-ut.

Trupa gjykuese e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit përbëhej nga Etleda Çiftja kryesuese, Firdes Shuli relatore dhe Pamela Qirko anëtare, ndërsa në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte e pranishme Marie Tuma.

Gjyqtarja Boksi është vlerësuar bazuar në tri komponentë; për deklarimin e pasurisë, pastërtinë e figurës dhe profesionalizimin.

Relatorja e çështjes, Firdes Shuli u shpreh se gjyqtarja Boksi ka qenë tërësisht bashkëpunuese gjatë gjithë procesit të verifikimit, gjë që do të konsiderohej gjatë marrjes së vendimit.

Ndërsa Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI ka raportuar pranë komisionit se gjyqtarja Albana Boksi ka kryer deklarim të saktë, ka burime të ligjshme për krijimin e pasurive që zotëron, nuk ka kryer deklarim të rremë apo fshehje të pasurisë dhe nuk gjendet në kushtet e konfliktit të interesit.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!