MENU
klinika

Braho: Inspektime në të gjithë vendin

ISHSH në aksion, gjobit 134 subjekte

27.04.2019 - 12:31

Plot 213 subjekte janë gjobitur gjatë periudhës tremujorit të parë të këtij nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor.

Në raportimin e analizës tremujore për periudhën janar-mars, rezulton se janë kryer 2805 inspektime dhe 159 ri-inspektime, ku janë marrë 20 vendime të ndërmjetme, 45 paralajmërime dhe 64 masa të tjera.

Trupat inspektuese të ISHSH-së kanë kryer kontrolle në 913 subjekte për konsumimin e duhanit në vende publike, ku janë marrë 134 masa administrative.

Ndërsa nga 38 inspektime që janë kryer për përdorimin e alkoolit janë ndërmarrë 15 masa për moszbatimin e ligjit.

E pranishme në prezantimin e raportit 3-mujor ishte edhe kryeinspektorja e ISHSH-së, Vjollca Braho.

Ndërsa vlerësoi si mjaft efektiv shkëmbimin e trupave inspektuese n qarqet Tiranë, Durrës dhe Gjirokastër, Braho deklaroi se në kuadër të masave përgatitore për sezonin turistik do të kryhen inspektime në të gjithë vendin.