MENU
klinika

Detajet

Korça në alarm, raste të reja me fruth

01.04.2019 - 11:43

Vendi jonë ndihet i kërcënuar sërish nga fruthi. Së fundmi në qytetin e Korçës janë shfaqur raste të reja të të prekurve me fruth.

Vetëm në dy ditët e fundit janë prekur 5 persona të grupmoshave të ndryshme, midis tyre edhe të lindurit ndërmjet viteve ’80-’90.

Të prekurit janë izoluar në repartin infektiv dhe janë nga qyteti i Korçës. Shëndeti Publik ka vaksinuar të gjithë personat që kanë pasur kontakte me të prekurit.

Ndërkohë mësohet se në total janë të paktën 11 persona të prekur. Dy prej tyre, raportohet të jenë foshnja, të cilat janë dërguar drejt Tiranës.

Shqipëria rrezikohet nga sëmundja e fruthit. Pas rasteve të infektuara në disa vende fqinje dhe një vdekjeje në Kosovë, autoritet shëndetësore u bëjnë apel prindërve të vaksinojnë fëmijët e tyre.

Lëvizje e shtuar në Kapshticë

Emigrantët kthehen për festat e fundvitit

Korça, Tirana, Vlora e Shkodra destinacionet më të preferuara

Të huajt zgjedhin Shqipërinë për festat e fundvitit!

Nëna kërkon ndihmë nga policia

Zhduket në rrethana misterioze 16-vjeçari

150 familje mbeten pa energji elektrike

Rikthehet dëbora në juglindje të vendit