MENU
klinika

Deklarata

Kriminaliteti në Shkodër/ Veliu: Është goditur një grup, të tjerë në kërkim

01.04.2019 - 21:32

Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu deklaroi se lëvizja e drejtuesve të policisë në Shkodër vjen për t’i dhënë një impuls të ri strukturave.

Veliu komentoi ndryshimin e drejtorit të Policisë, duke thënë se blutë kanë nevojë për një impuls të ri.

“Drejtori i Qarkut Shkodër lëvizi sepse duam t’i japim një impuls të ri. Situata në qarkun e Shkodrës është nën kontrollin e plotë të policisë. Policia është në gjendje të kontrollojë çdo territor. Kemi bërë ndryshime edhe në qarkun e Fierit dhe të Tiranës. Para një muaji u godit grupi që stimulonte fajdet. Fenomeni i fajdeve në Shkodër është i gjithpërhapur”, u shpreh ai.

Më tej, kreu i Policisë shtoi në një emision televiziv se në Shkodër ka patur vetëm 7% të ngjarjeve kriminale vitin e kaluar.  

“Ne kemi bërë studimin e gjithë gjendjes së kriminalitetit. Aktualisht jemi duke punuar…një grup kriminal është goditur. Grupet e tjera kriminale janë në kërkim. Gjatë vitit 2018, policia ka qenë shumë prezentë në qarkun e Shkodrës, ku janë të ndërlidhura ngjarjet kriminale. Perceptimi shpesh herë është perceptim i gabuar. Dua që të jem shumë konkret. Themi që në Shkodër ka një situatë të rënduar të kriminalitetit. Në Qarkun e Shkodrës janë vetëm 7% e ngjarjeve kriminale për vitin 2018“, theksoi Veliu.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!