Pjesën më të madhe të parave të buxhetit të bashkive e marrin strehimi dhe akomodimi.
Rreth 54. 2 % të gjithë fodnit të shpenzimeve shkon për këto dy zëra. Raporti i fundit publikuar nga Co Plan bën të ditur se shpenzimet me fondet e veta të bashkive regjistruan një nivel prej rreth 48.3 miliardë lekë në fund të vitit 2018, duke shënuar një rritje të lehtë krahasuar me vitin e mëparshëm.
Shpërndarja
Shpërndarja e shpenzimeve sipas funksioneve të ushtruara nga qeverisja (vendore apo qendrore) tregon sesi qeverisja vendore dhe ajo qendrore ndajnë mes tyre ushtrimin e funksioneve dhe të kompetencave (matur nga përqindja e shpenzimeve të kryera nga secili nivel i qeverisjes sipas funksioneve (sipas klasifikimit COFOG).
Duke përjashtuar mbrojtjen si një funksion i ushtruar ekskluzivisht në nivel qendror, në funksionet e tjera pesha e qeverisjes vendore rezulton ndjeshëm më e ulët se ajo e qeverisjes qendrore. Bashkitë ushtrojnë kompetenca më të zgjeruara në funksionin e strehimit dhe komoditeteve të komunitetit (rreth 54.2% e shpenzimeve kryhet nga qeverisja vendore) dhe në funksionin e argëtimit, kulturës dhe çështjeve fetare (rreth 34.8% e shpenzimeve kryhet nga qeverisja vendore).
Analiza e shpenzimeve mundohet të paraqesë një panoramë të përgjithshme mbi mënyrën si janë shpenzuar paratë në dispozicion të bashkive në fund të vitit 2018: sipas burimit të financimit dhe kryqëzuar me kategorizimin sipas natyrës ekonomike (paga dhe sigurime shoqërore, shpenzime operative dhe investime) dhe sipas funksioneve të qeverisjes (arsim, çështje ekonomike, mbrojtje mjedisi, etj.).
Në fund të vitit 2018, mjetet financiare të kanalizuara nga 61 bashkitë në vend, regjistruan një vlerë prej rreth 82.1 miliardë lekë, shifër kjo rreth 2.4% më e lartë se ajo e regjistruar në vitin e shkuar. Përjashtuar shpenzimet e kryera me fonde të trashëguara nga viti i mëparshëm, rezulton se bashkitë kanë alokuar në këtë vit rreth 80.6 miliardë lekë, rreth 7.3% më shumë se një vit më parë. Shpenzimet me fondet e veta të bashkive regjistruan një nivel prej rreth 48.3 miliardë lekë në fund të vitit 2018, duke shënuar një rritje të lehtë
krahasuar me vitin e mëparshëm. Shpenzimet e kryera me fonde të kushtëzuara shënuan një vlerë prej rreth 33.9 miliardë lekë, në rritje me rreth 4.7 miliardë lekë në terma vjetorë.
Në terma strukturorë, rreth 58.8% e shpenzimeve u krye me fonde të veta, ndërsa 41.2% e tyre me fonde të kushtëzuara.