Në “Fletoren Zyrtare” është botuar tabela e plotë me të gjitha projektet e reja që pritet të zbatohen në shkolla në të gjithë vendin.
Bëhet fjalë për thirrjen e parë për vitin 2010 për grantet ‘Arsimi bazë’, ‘arsimi i mesëm’ me cikël zbatimi 2019-2020.
Të gjitha ndryshimet dhe shtesat e vendimit të komunitetit për zhvillimin e rajoneve dhe shpërndarjen e financimit për projekte të reja në shkollat e vendit kanë hyrë në fuqi.
Këto projekte përfshijnë rikonstruksion të godinave, rindërtime, shtesa, sistemime si dhe krijimin e terreneve sportive në disa shkolla.
Diferenca mes vlerës së projektit me vlerën e kontratës
-Kjo vlerë pas prokurimit publik i zbritet proporcionalisht vlerës së bashkëfinancimit nga njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe vlerës së financimit me burim grantin “Arsimi”, pjesë e Fondit për Zhvillimin e Rajoneve.
Diferenca mes vlerës së projektit me vlerën e kontratës
-Kjo vlerë pas prokurimit publik, nga projektet sipas këtij vendimi dhe nga projekte të tjera të autoriteteve kontraktuese, të financuara nga burime të tjera financimi të tyre, të rialokohet nga njësitë e vetëqeverisjes vendore për mbulimin e vlerës së bashkëfinancimit, të autoritetit kontraktues për vitin 2019, për projektet sipas këtij vendimi.
Zbatimi i kësaj pike do të monitorohet përmes degëve të thesarit nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.