MENU
klinika

Agjencia: Po transferojmë pajisjet

Prokurimet publike 3 ditë ‘offline’

29.04.2019 - 12:57

Sistemi i prokurimeve publike do të jenë jashtë funksionit për 3 ditë, duke nisur nga data 3 maj.

Njoftimi për nxjerren “offline” të sisitetimit është dhënë nga vetë Agjencia e Prokurimeve, e cila bën të ditur se po transferon pajisjet.

“Agjencia e Prokurimeve Publike njofton Autoritetet Kontraktore, Operatorët Ekonomikë, Audituesit si dhe çdo Autoritet tjetër që në përmbushje të detyrës së tyre përdorin Sistemin e Prokurimit Elektronik, se për shkak të procesit të zhvendosjes fizike të pajisjeve hardware të infrastrukturës së site-it sekondar (Business Continuity) të Sistemit të Prokurimit Elektronik, pranë Datacenter-it Qeveritar (AKSHI-t), sistemi do të jetë jashtë funksionit (offline) nga data 03.05.2019, ora 14.00 deri në datën 05.05.2019, ora 14.00” shkruhet në njoftimin e Agjencisë.

Agjencia e Prokurimeve Publike kërkon që të merren masat paraprake të nevojshme për ecurinë e punës në sistem duke pasur në konsideratë datat që sistemi do jetë ‘offline’.