Mbi 469 mijë shërbime janë kryer nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor gjatë periudhës janar-mars 2019.
Nga të dhënat e Drejtorisë, numri i tyre është rritur me 15% se krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe numërohen mbi 64 mijë shërbime më shumë të ofruara në këtë tremujor.
Sa i takon të ardhurave të realizuara për periudhën janar-mars, sipas DPSHTRR-së rezulton se ato janë në masën 455 651 000 lekë, duke regjistruar një rritje të ardhurash me 9% krahasuar me po të njëjtën periudhë të një viti më parë002E
Lidhur me shërbimet më të përdorura gjatë kësaj periudhë, nga të dhënat statistikore rezulton se regjistrimi i mjeteve kryeson edhe listën me mbi 94 mijë regjistrime, ndjekur nga shërbimet e taksave dhe lejet e drejtimit.
Shit-blerja e automjeteve on-line
Personat që blejnë një automjetet duhet të kryejnë kërkesën për ndryshimin e pronësisë brenda 10 ditëve nga momenti i firmosjes së kontratës së shitblerjes, në rast të kundër gjobiten deri në 40 mijë lekë.
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor u kujton pronarëve të mjeteve të respektojnë afatin ligjor për të mos u përballuar me masat.
Në faqen zyrtare të DPSHTRR janë publikuar afatet dhe dokumentet që duhet të për shitblerjen e mjeteve dhe ndryshimin e pronësisë mbi automjetet.
Në rast ndryshimi të pronësisë së automjeteve, qytetari brenda 10 ditësh nga data kur nënshkruhet akti ligjor i pronësisë merr masa për regjistrimin e ndryshimit të pronësisë ose ndryshimeve të tjera, si dhe për lëshimin e certifikatës së pronësisë.
“Cilido që nuk respekton dispozitat e caktuara nga ky nen ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga 10 mijë deri në 40 mijë lekë.
Cilido që qarkullon me një mjet për të cilin nuk është kërkuar brenda afatit të caktuar prej 10 ditësh azhurnimi ose rinovimi i lejes së qarkullimit dhe i certifikatës së pronësisë, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga 5 mijë deri në 20 mijë lekë”, thuhet në njoftimin e DPSHTRR-së.