MENU
klinika

Shqipëria "humbet" të kualifikuarit

Raporti: Situatë alarmante për investimet e huaja!

11.04.2019 - 14:25

Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë, në rezultatet e anketës së fundit të realizuar ka dalë në përfundimin se emigracioni i forcës së kualifikuar punëtore është shqetësimi kryesor i investitorëve në vendin tonë.

Ky emigracion sipas të dhënave nga anketa ka prekur ndjeshëm aktivitetin e tyre.

Në këtë anketë, rreth 51% e kompanive gjermane mendon se forca e punës së kualifikuar në Shqipëri është e prekur nga emigracioni.

Ndërkohë pjesa tjetër, rreth 38% e të anketuarve mendojnë se forca e punës së kaulifikuar në Shqipëri është e prekur mesatarisht.

Si rezultat i këtyre të dhënave të anketës vihet re se rreth:
– 13% e kompanive e vënë në dyshim vazhdimin e ekzistencë së biznesit të tyre në Shqipëri.
-13% e kompanive mendojnë se i ka ndikuar shumë emigracioni i forcës punëtore të kualifikuar
-36% e kompanive e kanë ndjerë mesatarisht këtë fenomen
-43% e kompanive gjermane e konsiderojnë këtë situatë si alarmante për biznesin

Sipas kompanive gjermane, është pikërisht ky fenomen që ka ndikuar negativisht në situatën ekonomike të vendit.

Në të dhënat e anketës vihet re se pritshmëria që kanë bizneset e huaja për në vendin tonë janë shumë shqetësuese.

Sipas të dhënave rreth:

-45% mendojnë se situata do të përkeqësohet
-Ndërkohë shumica e kompanive mendojnë se përsa i përket vitit 2019, klima e biznesit në vend është përkeqësuar