MENU
klinika

Testamenti pas vdekjes

Studiuesi Aleksandar Stipčević i dhuron mbi 1000 vepra Shqipërisë

06.04.2019 - 21:37

Katër vjet pas vdekjes së Aleksandër Stipčević (Stipçeviç), nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë mësojmë se studiuesi i madh kroat përmes një testamenti veprat e tij ia dhuron Shqipërisë.

Këto ditë mbi 1100 tituj librash, kryesisht për studimet ilire e albanologjike i janë dhuruar zyrtarisht Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Sekretari Shkencor i kësaj akademie, Vasil Tole, shprehet për gazetën “Shqiptarja.com” se librat i janë dorëzuar institucionit, por ndërkohë po punohet për sistemimin dhe organizmin e materialeve dhe “së shpejti do t’i publikojmë edhe për mediat”, tha Tole, duke u shprehur më tej se: “Duam që të bëjmë inventarizimin e plotë, t’i sistemojmë në një ambient përshtatshëm dhe t’i regjistrojmë në mënyrë të plotë, për të pasur një inventar dhe një listë të saktë të të gjitha materialeve. Pas njohjes së plotë me materialet e sakta ne do ta bëjmë edhe mediatik këtë njoftim të rëndësishëm”.

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Ndërkohë disa prej akademikëve të njohur shprehen se janë shumë të entuziazmuar që Stipçeviç në testamentin e tij ka përfshirë edhe Akademinë e Shkencave, duke zgjedhur që t’ia dhurojë shtetit shqiptar të gjitha studimet albanologjike.

Ndërsa akademikët vlerësojnë gjestin e madh dhe vlerën e jashtëzakonshme të veprave, kanë hedhur idenë që pranë Akademisë së Shkencave të ngrihet edhe biblioteka “Aleksandër Stipčević”.

“Kemi vërtetë të bëjmë me një pasuri të vyer”, shprehen burimet për “Shqiptarja.com”. Gjithashtu mësojmë se Stipteviç ka dhuruar një nga veprat më të ralla; koleksionin e plotë të “Illyricum Sacrum”, si dhe studimet e tij për ilirët dhe protolilirët.

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB