Miratohet dhe hyn në fuqi struktura e re pagave për Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.
Punonjësit e ish-ALUIZNI-t dhe ish-Hipotekës do të trajtohen me një strukturë të re pagash nga sot. Ka hyrë në fuqi vendimi i qeverisë për miratimin e strukturës dhe niveleve të pagave e të shtesave mbi pagë për nëpunësit e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.
Vendimi është botur në fletoren ‘Fletoren Zyrtare’, efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i tij do të përballohen nga buxhetit i ASHK-së si dhe nga buxheti i miratuar për vitin 2019 Agjencinë e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale dhe Agjencinë e Inventarizimit dhe Transferimit të Pronave Publike.
Kategorizimit të drejtorive vendore:
Kategoria e parë: Drejtoritë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Durrës, Elbasan, Tiranë Veri, Tiranë Jug, Tirana Rurale 1, Tirana Rurale 2, Vlorë, Fier, Kamëz – Vorë, Shkodër, Korçë, Lezhë, Berat, Kavajë, Gjirokastër, Krujë, Lushnje, Pogradec, Sarandë, Dibër, Kukës dhe Zonat e Stimuluara
Kategoria e dytë: Drejtoritë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Kuçovë dhe Tepelenë