Rigjallërohet tregëtia e shumicë dhe pakicë në Tiranë. Në tre muajt e parë të vitit janë hapur 1145 njësi tregëtare në kryeqytet, vetëm për tregëtim mallrash.
Ndërkohë numri i përgjitshmën i njësive ekonomike që janë hapur në periudhën Janar- Mars 2019 arrin në 2572 subjekte të reja, u përfshin kryesoret dhe dytësoret. Të dhënat janë bërë publike nga zyrtare të Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore.
Numrin më të lartë e përbëjnë aktivitetet e shërbimit me 1039 të tilla, të ndjekura nga shitja me pakicë ku janë hapur 894 subjekte, shitja me shumicë me 251 subjekte. Në këtë rast, ambulantët renditen në vendin e fundit me vetëm dy subjekte të hapura.
Sipas kategorive, listën e kryesojnë subjektet që operojnë në sektorin e shitjeve me pakicë, e ndjekur nga njësi shërbimi dhe më pas shitje me shumicë.
Në fund të listës renditen shoqatat dhe fondacionet. Duke analizuar shifrat, për periudhën Janar-Mars 2019, rezulton numri i bizneseve të reja neto rezulton 1382. Zonat periferike të Tiranës, si Dajti, Kashari, Kërraba janë ato që kanë potenciale për zhvillim biznesi aktualisht, duke qenë se popullsia po ndjek trend rritës.
Subjekte të reja
1.Njësi shërbimi 1039;
2.Shitje me pakicë 894;
3.Shitje me shumicë 251;
4.Njësi prodhimi 75;
5.Transport 75;
6.Subjekte ndërtimi 73;
7.Profesione të lira 18;
8.Shoqata/ fondacione 13;
9. Ambulant 2.