MENU
klinika

Durrës

Delegimi i gjyqtarëve, zvarriten çështjet gjyqësore

22.04.2019 - 14:37

“Vonesa e zvarritje në shqyrtimin e dosjeve dhe përfundimin në kohë të çështjeve për të cilat janë deleguar përgjatë 2018”, këto janë pasojat që ka sjellë delegimi i gjyqtarëve të Durrësit në qytetin e Kavajaës.

Gjatë analizës vjetore të Gjykatës së Rrethit të Durrësit, kryetarja e këtij institucioni Joana Qeleshi tha se Gjykata e Durrësit ka një rritje të ndjeshme të çështjeve të mbartura.

Sipas saj numri i këtyre çështjeve ka arritur në 1230 të tilla, konkretisht 339 më shumë se në 2017.

Qeleshi theksoi se shkak për këtë situatë janë bërë parashikimet e reja ligjore sa i përket pezullimit të gjykimeve, vecanërisht kjo e theksuar për çështjet penale.

Viti 2018 ka qenë një vit sfidus për organin e akuzës, ndërsa shqetësues mbetet kthimi i dosjeve për hetim”, kështu u shpreh gjatë fjalës së saj, Prokurorja e Rrethit të Durrësit, Anita Jella teksa ishte e pranishme në analizë.

Problematikë mbetet në Gjykatën e Durrësit dhe mbulimi me audio i sallave dhe mungesa e infrastrukturës së nevojshme për zhvillimin e tyre.

Për vitin 2018 në Gjykatën e Durrësit janë regjistruar rreth 600 çështje më shumë se në 2017, ose 8426 cëshjte civile dhe penale të shqyrtuara, ku vetëm 6723 prej tyre janë përfunduar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN