Tani që zgjedhjet erdhën më në fund, Evropa mund të presë rezultatet dhe të përqëndrohet tek sfidat reale.
Sfida e parë është rënia ekonomike e ardhshme. Një dekadë pas krizës financiare që tronditi ekonominë e Evropës, rritja mesatare vjetore mbetet një 1.5% më e ngadaltë.
Ndryshe nga kriza e dhjetë viteve më parë, dëmi i shkaktuar nga ngadalësimi i ardhshëm nuk do të përqendrohet në Evropën Jugore; ajo do të dëmtojë eurozonën si një e tërë, duke përfshirë Gjermaninë e plotfuqishme.
Sfida e dytë kryesore me të cilën përballet Europa është thyerja e demokracisë liberale. Ky nuk është rreptësisht një fenomen evropian: mund të shihet në të gjithë botën liberale demokratike.
Deri tani, përpjekjet për t’i rezistuar populistëve kanë qenë të dobëta dhe ndonjëherë të gabuara. Nëse ata duan vërtetë të luftojnë prirjen populiste dhe të forcojnë mbështetjen për parimet liberale demokratike, udhëheqësit e BE-së dhe shtetet e saj anëtare duhet të bëjnë një punë më të mirë për t’u bashkuar me qytetarët.
Kjo është edhe më e rëndësishme, duke pasur parasysh sfidën e tretë kryesore në të cilën ballafaqohet Evropa: ndarja në rritje midis qeverive liberale dhe joliberale të BE-së.
Sfida përfundimtare me të cilën BE përballet është strukturore.
Kjo, natyrisht, përfshin Brexit, i cili, pa marrë parasysh se çfarë forme merr përfundimisht, do të riformësojë plotësisht BE-në. Për të trajtuar problemet e shumëfishta me të cilat ballafaqohet, BE duhet të pranojë që shtetet anëtare drejtojnë anijen dhe përshtaten në përputhje me to.
Asnjë nga sfidat me të cilat përballet BE nuk vjen si një surprizë. Megjithatë, drejtuesit e saj deri tani kanë dështuar plotësisht për t’i trajtuar ato. Në vend të kësaj, ata kanë lejuar rivalitetet institucionale të pushtetit të devijojnë fokusin nga zgjidhja e vërtetë e problemeve.
Kjo mungesë e fokusimit në çështjet reale mund të sjellë edhe shkatërrimin e BE.
Në 11 nga 14 vendet e hulumtuara kohët e fundit nga YouGov dhe Këshilli Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë, shumica e të anketuarve raportuan se prisnin një kolaps të mundshëm të BE brenda 10-20 viteve të ardhshme.
Cilado qoftë përbërja e Parlamentit Evropian, institucionet e BE-së duhet të tregojnë ambicie për përulësi, duke e përqëndruar vëmendjen e tyre jo mbi fuqinë ose statusin e tyre, por në përmirësimin dhe forcimin e projektit për të cilin ata pretendojnë të qëndrojnë.
Ana Palacio është ish-Ministre e Punëve të Jashtme të Spanjës dhe ish-Nënkryetare e Lartë dhe Këshilltare e Përgjithshme e Grupit të Bankës Botërore. Ajo është një lektore në Universitetin Georgetown.