Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në kuadër të reformës së Derregulimit, si një nga nismat më të rëndësishme të Qeverisë Shqiptare, për lehtësimin dhe modernizimin e shërbimeve publike, bën me dije se “Çertifikata e Rezidencës Tatimore”, tashmë mund të merret përmes platformës elektronike e-Albania, në çdo kohë dhe pa asnjë kosto.
Ky shërbim i ri online ofron dokumentin me vlerë ligjore, i cili vërteton pagesën e tatimeve për të ardhurat globale në Shqipëri, nga ana e subjektit kërkues.
Kjo Çertifikatë me vulë dixhitale, njihet nga të gjitha shtetet me të cilat Shqiperia ka Marrëveshje për shmangien e taksimit të dyfishtë dhe parandalimin e Evazionit Fiskal”.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve mbetet e angazhuar maksimalisht në lehtësimin e procedurave, për të ofruar në çdo kohë dhe me sa më pak kosto, një shërbim cilësor për të gjithë tatimpaguesit.