MENU
klinika

Zgjedhjet për Parlamentin Evropian

Greqi, “exit poll”-et nxjerrin fituese “Demokracinë e Re”

26.05.2019 - 20:00

Rezultatet paraprake të kompanive të sondazheve (Exit Polls) si dhe një sondazh i televizionit shtetëror grek nxjerrin deri në këto moment fitues të zgjedhjeve për Parlamentin Europian, konservatorët e “Demokracisë së Re”.

Sipas tyre, diferenca shkon nga 5 deri në 7% midis dy partive më të mëdha.

Pesë formacionet e para politike në Greqi janë “Syriza”, që parashikohet të marrë nga 25% deri në 29% të votave, me një mesatare prej 27%; “Demokracia e Re”, që parashikohet të marrë nga 32% deri në 36% të votave, me një mesatare prej 34%; Lëvizja për Ndryshim Kinal, që parashikohet të marrë nga 7% deri në 9% të votave, me një mesatare prej 8%; Agimi i Artë, që parashikohet të marrë nga 5% deri në 7% të votave, me një mesatare prej 6%; si dhe Partia Komuniste Greke, që parashikohet të marrë nga 5% deri në 7% të votave, me një mesatare prej 6%.

Bën përshtypje se në vend të 6 vjen partia e ish-ministrit grek të Financave, Yanis Varoufakis, “ΜΕΡΑ 25”, që parashikohet të marrë nga 2.5% deri në 4.5% të votave, me një mesatare prej 3.5%.

Gjithsesi, rezultatat e para zyrtare dalin pas orës 9:30 me atë lokale (10:30 me tonën) dhe mund të japin një imazh krejtësisht të ndryshëm. Gjithashtu, nuk ka ende parashikime për zgjedhjet lokale.