MENU
klinika

Nga The Guardian

Kapitulli që Kina kërkon të fshijë nga historia…

19.05.2019 - 11:48

Kujtimi i vdekjeve të 4 qershorit 1989 është një detyrë qytetare, dhe një akt rezistence në Kinë.

Atë ditë, Partia Komuniste dërgoi tanke për të zhdukur protestuesit nga Sheshi Tiananmen në qendër të Pekinit, duke vrarë qindra njerëz, ndoshta më shumë se një mijë. Në vitet pasuese, Kina ka fshirë sistematikisht provat dhe kujtimin e kësaj shtypjeje të dhunshme duke përdorur aparatin gjithnjë e më të lartë të teknologjisë së censurës dhe kontrollit.

Gazetarët në përgjithësi janë të trembur nga marrja e pozicioneve politike apo ideologjike dhe Kina për 30 vjet ka tentuar të mohojë krimin e saj.

Ne kemi dëgjuar versione të ndryshme për të njëjtën histori: “Unë kam qenë atje. E pashë me sytë e mi. Por unë nuk kam folur për atë për kaq shumë kohë. Deri në këtë moment, unë kisha harruar se kisha qenë atje “.

Ne e kuptuam se deri në ç’masë kishim censurim kinez të brendshëm kur filluam të diskutonim tema tabu.

Kina e ka kufizuar historinë e saj në një vizion që fillon në epokën e gurit dhe mbaron me Partinë Komuniste, që shërben për të legjitimuar udhëheqjen aktuale dhe narrativën e saj të së kaluarës, të tashmes dhe të së ardhmes.

Pekini nuk është i vetmi që manipulon historinë. Por ne po dëshmojmë me Kinën një përpjekje për të shkruar një civilizim të tërë në historinë lineare të një kombi të vetëm.

Në këtë mënyrë,  studiuesit ankohen ende se qasja në arkiva është e kufizuar, veçanërisht për tema ende të eksploruara, siç janë veprimet dhe fati i bashkëpunëtorëve kinezë të pushtuesve japonezë gjatë Luftës së Dytë Botërore apo çështje që prekin tensionet etnike, qoftë në Mongoli apo në Tibet.

Të merresh me të kaluarës është bërë  i rrezikshëm në Republikën Popullore të Kinës.

Nëse ngjarjet që kanë ndodhur shekuj më parë janë të vërteta, imagjinoni sa e tmerrshme është gjendja. Në këtë klimë, ku heshtja është detyrim, të flasësh për historitë e ndaluara bëhet një zgjedhje morale.

Louisa Lim është lektore në Universitetin e Melburnit. Ilaria Maria Sala është një shkrimtare dhe gazetare në Hong Kong.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN