MENU
klinika

Kadare bëhet sërish fëmijë

“Kur isha sa ju, më arrestuan në klasë”

20.05.2019 - 17:59

   Dita kombëtare e jetimëve, solli Kadarenë së bashku me bashkëshorten, Helenën, të pranishëm në takimin si përgjigje e ftesës që shkrimtari, mori prej vetë fëmijëve. Në daljen e rrallë para publikut, për Kadarenë, nuk munguan fjalët e ngrohta, si edhe mesazhi shoqërisë shqiptare.

“E gjithë shoqëria ka për detyrë t’ua lehtësojë këtë gjendje, do të doja të ishte më i madh interesi, më i vazhdueshëm, ju keni nevojë për ngrohtësi njerëzore, nuk ju ngopin fjalët boshe. Një shpirt kur dëshpërohet, kur mallëngjehet, është i pasur gjithmonë”- është shprehur ai

Kadareja u ka folur fëmijëve më gjuhën e fëmijëve. Ai ka treguar disa copëza fëmijërie, tregoi për studimet në Moskë, njohjen me Helenën. Shkrimtari nuk harroi të tregojë edhe një prapësi, kur ishte 12 vjeç, që i kushtoi shumë.

 

 

“Kam qenë 12 vjeç. Me një shokun tim të klasës, gjetëm disa shkronja plumbi, na shkrepi në kokë të bënim 5-lekëshe false. Nuk kishte patur raste më parë, të bëheshin monedha false në atë kohë. Policia dërgoi një polic dhe na arrestoi në klasë, u bëmë të famshëm për keq. Dikush ma përmendi në biografinë time” – ka thënë Kadare.

 

Ndër të tjera, shkrimtari i madh u kishte treguar fëmijëve sesi kishte lindur dashuria për letërsinë. Kur ishte afër moshës së tyre, – siç theksoi ai – kishte lexuar një ndër kryeveprat e Shekspirit dhe këtu e kishte kuptuar se e tërhiqte letërsia. Rreth 180 jetimë të përzgjedhur nga të gjitha institucionet e vendit, përfshirë fëmijë jetimë të policëve dhe ushtarakëve të rënë në detyrë, ndoqën me kureshtje bashkëbisedimin interesant.

 

 

“Isha në një moshë 11-12 vjeçare, fati e solli që nga librat që më ra në dorë për herë të parë, ishte libri që nuk ishte i përshtatshëm për fëmijë: “Tragjedia e Makbethit” i Shekspirit. Më tërhoqi, se kishte fantazma dhe shtriga. Më qëlloi një model i jashtëzakonshëm, më magjepsi, doja të isha si Shekspiri. Fillova ta kopjoja librin në fletore” – tha Kadareja

Fëmijëve të pranishëm u janë dhuruar veprat e Kadaresë, me autografin e shkrimtarit./Konica.al

Nga: Hera Lera

Pasurohet oferta turistike e qytetit

Hap dyert Muzeu Etnografik i Kavajës

Nga Athina në Rumani e kthimi në atdhe

Jeta e trazuar e Lasgush Poradecit!

Të lexosh do të thotë të jetosh, të zbulosh, të rritesh

Nis Panairi i Librit 2024