Interi ka planifikuar një verë me shumë ndryshime ku si fillim Luciano Spalletti do të largohet, për t’i lënë vendin pasardhësit të tij, Antonio Conte.
Sa i përket organikës së lojtarëve, sulmuesi Romelu Lukaku dhe anësori Victor Moses, pritet të jenë blerjet e para. Ajo çfarë bie në sy është se Mauro Icardi, nuk është në planet e klubit.
Edhe formacioni do të pësojë ndryshime duke kaluar në 3-4-3.
Diego Godin do të jetë në qendër të mbrojtjes, i cili do të ndihmohet nga Milan Skriniar dhe Stefan de Vrij.
Kwado Asamoah për momentin është kandidati më potent për krahun e majtë ndërsa Radja Nainggolan dhe Marcelo Brozovic do të jenë mesfushorët me shumë gjasë.
Romelu Lukaku do të shoqërohet në sulm nga Lautaro Martinez dhe Ivan Perisic, por qëndrimi i këtij të fundit nuk duket shumë i sigurt.